Cilët ëmbëlsues janë të sigurt për konsumim?

Cilët ëmbëlsues janë të sigurt për konsumim?

Epidemi e mbipeshes ne Amerike dhe shume vende perendimore ka nisur nje sensibilizim te njerezve per te mos perdorur sheqer dhe per ta zevendesuar me embelsues artificiale.

Gjithashtu nje numer i madh shqiptaresh po perpiqet te humbase peshe ose te ruaje peshen aktuale.Per ti asistuar ne misionin e tyre pothuajse ne cdo ushqim industria po ofron produkte me  embelsues artificiale qe marketohen me reklamat si “pa sheqer”(sugar free) “pa karbohidrate te shtuara” etj.

Kohet e fundit embelsuesit kane gjetur vendin e  tek pijet “Diet” ose ushqimet “Light”. Embelsuesit artificiale po kthehen ne aleatin me te mire te diabetikeve qe tani mund te shijojne ushqime pa rrezikuar shendetin.
Llojet e Ëmbëlsuesëve:

Embesuesit me vlera ushqimore ofrojne rreth kater kalori per cdo gram, e ngjashme me kalorite qe marrim po te hame ushqim natyral.  Embelsuesit me vlera ushqimore perfshijne sheqerin, mjaltin dhe shurupet e ndryshem.

Tek ky grup hyjne edhe alkolet embelsues te prodhuar prej frutave (sorbitol, mannitol, xylitol dhe maltitol). Gjithe embelsuesit me vlera ushqimore  kane kalori dhe mund te ndryshojne nivelet e glukozes ne gjak .

Embelsuesit pa vlera ushqimore jane “embelsuesit artificiale” te vertete. Keto embelsues nuk kane kalori dhe nuk ndikojne tek niveli i glukozes ne gjak. Lista e tyre perfshin: saccharin, neotame, aspartame, sucralose, stevia dhe acesulfame potassium (Ace-K).

One Comment

  1. Artikulli i shkruar per embelsuesit eshte postuar nga person qe nuk e njeh vleren dhe nuk i ka artikullaur si duhet nga se nuk e di se cili eshte embelsues natyral e cili artifical qe shumice prej tyre jane edhe kancerogjen,vetem aspartami i ka hiq me pak se 94 efekte anesore anaj ju lutem duhet te jeni profesioniste dhe te zgjidhni artikullin qe eshte ne favore te shendetit.Ketu i vetmi embelsues qe ka vlera eshte STEVIA e te tjeret nuk jane per koment

Komento