Cili është dallimi midis etheve dhe afteve?

cili-euml-sht-euml-dallimi-midis-etheve-dhe-afteve_hd

cili-euml-sht-euml-dallimi-midis-etheve-dhe-afteve_hdAftet mund të shfaqen në cilëndo pjesë të gavrës së gojës (në gjuhë, buzë), ndërkaq ethet rëndom në buzë (rrallë në hundë, gojë dhe faqe), dhe çdoherë tjetër kryesisht shfaqen në të njëjtin vend.

Aftet në gojë duken në formë të ulcerave të rrumbullakëta ose ovale, qartë të kufizuara me një zonë të ngritur të skuqur. Paraqitjes së çdo afte i paraprin skuqja dhe djegia e lehtë e asaj pjese të mukozës, në të cilën më pastaj paraqitet një flluskë e mbushur me lëng të kthjellët. Për shkak të mbështjellësit të hollë, flluska shpejt pëlcet, me ç’rast del lëngu, dhe në atë vend mbetet plagë.

Ethet (herpesi) janë një infeksion viral i epitelit të lëkurës dhe mukozës. Fillimisht ndjehen një pickim i lehtë dhe një ndjenjë nxehtësie tek vendi i skuqur i buzës. Në pak orë formohen disa flluska të vogla të mbushura me lëng pothuaj transparent, të cilat japin një dhimbje me intensitet në rritje…