Çka duhet të dinë femrat për osteoporozë

osteoporosis

Osteoporoza është sëmundje e eshtrave e cila karakterizohet me rrezik për fraktura, sidomos te femrat në menopauzë. Fatmirësisht, mund të merren hapa përkatës me qëllim që të zvogëlohet rreziku i paraqitjes së osteoporozës dhe të parandalohen frakturat serioze të cilat janë pasojë e kësaj sëmundjeje.

Për mjekimin e osteoporozës ekzistojnë barna të cilët mund të ndihmojnë që
eshtrat e juaja të bëhen më të fortë dhe në këtë mënyrë të zvogëlohet rreziku
për fraktura.
Çdo e dyta femër dhe çdo i pesti mashkull është i rrezikuar që të përjetojë
një frakturë që mund të jetë pasojë e osteoporozës. Lëndimet e vogla, të cilat
te personat e shëndoshë nuk shkaktojnë thyerje, te personat me osteoporozë mund
të shkaktojnë thyerjen e legenit, unazave të kurrizit ose parakrahut.
Në menopauzë, vezoret nuk prodhojnë më estrogjenin i cili i mbron eshtrat.
Nga ky moment fillon procesi i humbjes së masës eshtërore te femrat.

Diagnostikimi
Osteoporoza diagnostikohet me “fotografimin” (matjen e dendësisë) së eshtrave
të shtyllës kurrizore dhe legenit me osteodenzitometër (DEXA). Është me rëndësi
të dihet se gjatë këtij fotografimi nuk ka rrezatim dhe se zgjat vetëm disa
minuta.
Disa karakteristika për osteoporozën: 
– Mosha nuk është i vetmi faktor i rrezikut për osteoporozë
– Mënyra e
jetesës, sëmundjet tjera dhe përdorimi i disa barnave, mund të shkaktojë
paraqitjen e kësaj sëmundjeje
– Matja e thjeshtë e dendësisë së eshtrave me
anë të osteodenzitometërit mund t’u ofrojë informata për fortësinë e eshtrave
tuaja
– Ekzistojnë barna të cilat mund ta risin dendësinë minerale të
eshtrave dhe t’a zvogëlojnë rrezikun nga frakturat

Mjekimi
Osteoporoza mjekohet me bisfosfonate, barna johormonale të cilat veprojnë
duke penguar resorbimin e ashtit. Ata bëjnë rritjen e dendësisë së eshtrave dhe
zvogëlojnë rrezikun për frakturë.

Mjekimi i osteoporozës përfshin:
– Bisfosfonat (çdo ditë, javë ose muaj)
– Vitamina D (çdo ditë)

Kalciumi (çdo ditë)
– Ushtrimet (ecja, vallëzimi, ecja e shpejtë)

One Comment

  1. a mundeni me me tregu emrin e ilaqeve qe duhet ti perdor per dhmibje te eshtrave mbase tash jam duke hy ne menopauz

Komento