Çka duhet të keni parasysh kur vraponi në verë?

Çka duhet të keni parasysh kur vraponi në verë?

Çka duhet të keni parasysh kur vraponi në verë?Të gjithë vrapojmë gjatë verës. Ajo është periudha kur zakonisht fillojmë me stërvitje, me dëshirën për t’u dukur sa më mirë në pishinë ose në plazh.

Këtu janë disa këshilla për vrapim gjatë verës që do të ndikojnë pozitivisht përkundër kushteve shumë të papërshtatshme për shkak të nxehtit.

– Gradualisht mësohuni me të nxehtit: Nevojiten disa javë (deri në dy javë) ashtu që trupi të përshtatet me ndryshimin e motit. Ngadalësoni dhe mos bëni panik nëse vrapimi ju duket i vështirë në periudhën kur temperatura rritet befas. Më mirë akoma, kur mësoheni me trajnime të vështira në korrik, gusht dhe shtator, kurse vrapimi nga tetori deri në nëntor do të jetë një kënaqësi e vërtetë. Ju do të ndiheni të fuqishëm.

– Planifikoni hidratimin tuaj: Këshilla më e rëndësishme që ne mund të japim është për të pirë lëngje të mjaftueshme. Në një sondazh të kryer në një faqe interneti, shumica e vrapuesve pinë ujë gjatë vrapimit. Ka nga ata që kombinojnë pijet sportive me ujë, por ende një numër i njerëzve nuk e pinë asgjë gjatë ushtrimeve.

– Plani i hidratimit: Për të parandaluar dehidratimin, kur ushtroni merrni një shishe me ujë, pa marrë parasysh kohëzgjatjen e ushtrimeve. Zgjidhni vendin ku do të vraponi, pasi aty ku ka burime publike të ujit të pijshëm nuk keni nevojë të vraponi me një shishe. Në rast se akoma mbani ujin me veti, paraprakisht duhet lënë atë në një vend të ftohtë apo të merrni një termos. Nëse nuk dini se si të shmangni këtë problem, zieni një çaj, pastaj e merrni me veti në vrapim.

– Kompensoni elektrolitet duke pirë pije sportive: Në seancat e gjata të trajnimit për mbi një orë, përveç djersës tuaj humbin edhe minerale të çmueshme. Përveç ujit, është e këshillueshme për të marrë edhe pije izotonike që mund t’i përgatitni vetë ose t’i bleni të gatshme në shishe.

– Pajisjet verore për vrapim: Pantallona të shkurtra dhe bluza pa mëngë janë të mjaftueshme, së bashku me këpucë të lehta për vrapim. Zgjidhni rroba në ngjyra të ndritshme. Bluza pa mëngë duhet të jetë e rehatshme, jo nga pambuku, sepse pambuku mban djersën dhe pas një trajnimi të shkurtër veshja ngjitet për trupi, gjë e cila rrit peshën, redukton ftohjen dhe duket e shëmtuar. Veshjet sintetike janë të preferueshme, sepse lejojnë lëkurën të marrë frymë.

– Verës përdorni syze dielli dhe krem mbrojtës: Pasi lagështia e ajrit ndikon gjatë vrapimit, duhet pas parasysh se cila pjesë e ditës është më e mirë për vrapim, cili është vendi më i mirë për një stërvitje të shpejtë. Gjatë verës duhet gjithsesi të përdorni syze dielli dhe krem mbrojtës.

Komento