Çka e ndryshon punën e trurit tonë

5

5Biseda me partnerin, ushtrimet, mosbesimi ndaj kompjuterit dhe reklamat luajnë me memorien, ndërsa interesante është që shumica më shumë i besojnë memories së huaj se sa të vetes

Sa më shumë që përdorni trurin, aq më shumë do të jetë në “formë” më të mirë, ndërsa në të mund të ndikojnë edhe kërkuesit e internetit dhe kompjuterët. Për të treguar se si kompjuterët dobësojnë memorien, shkencëtarët amerikanë një grupi të studentëve u kanë thënë të mbajnë mend sa më shumë të dhëna banale dhe t’i regjistrojnë në kompjuter, transmeton koha.net.

Gjysmës u është thënë që ato të dhëna do të fshihen së shpejti, ndërsa gjysmës tjetër që ata do të ruhen “përgjithmonë”. Kur kanë testuar njohuritë e tyre, ata që kanë besuar që do t’u fshihen tekstet, kanë arritur për 40 për qind rezultate më të mira se sa ata që kanë menduar që kompjuteri do të ruajë njohuritë e tyre të reja në vend të tyre.

Në eksperimentin e dytë të anketuarve u kanë thënë po ashtu që të mbajnë mend të dhëna të ndryshme, por edhe në cilin fajll në kompjuter kanë arritur t’i ruanin. Është treguar që të anketuarit më mirë e kanë mbajtur mend se në cilin fajll gjendet e dhëna se sa vetë informatën. Përfundimi është që për shkak të mbështetjes te kompjuteri, respektivisht mundësisë së gjetjes së sasive të mëdha të informacioneve në cilindo moment, truri në mënyrë automatike fshin të dhënat e mbajtura mend.

Por, përveç kompjuterit, edhe statusi i dashurisë mund të ndikojë në memorie. Në mostrën prej 1.400 50-vjeçarëve, të cilët shkencëtarët finlandezë i kanë përcjellë për 20 vjet është dëshmuar që më harrestarë janë bërë ata që kanë qenë të vetëm. Kujtesën më të mirë e kanë pasur të anketuarit e martuar. Supozohet që kjo është kështu, sepse bisedat e shpeshta në mes bashkëshortëve stimulojnë qelizat nervore dhe forcojnë memorien. Këtë supozim e kanë vërtetuar ashtu që u kanë dhënë disa lojëra memorie. Shkencëtarët kanë vërtetuar se si çiftet e kanë ndihmuar njëri-tjetrin për të kujtuar atë që kanë harruar.

Kujt i kujtohet matematika, kur kemi kompjuterë xhepi

Pasi që kalkulatorët janë shumë lehtë të disponueshëm në secilin moment, shumica e njerëzve harrojnë bazat e matematikës deri në moshën 22-vjeçare, ka treguar një hulumtim amerikan.

Reklama rrënjos kujtime të rrejshme

Reklamat mund të “integrojnë” kujtime të rrejshme në tru, ka treguar një hulumtim amerikan. Pjesëmarrësve në hulumtim në mënyrë të pandërprerë u kanë treguar TV reklama në të cilat përshkruhen ngrënia e kokoshkave të prodhuesit i cili as që ekziston. Një javë pas eksperimentit pjesëmarrësit janë “kujtuar” që i kanë ngrënë edhe pse as që i kanë shijuar.

Edhe kilogramët e tepërt shkaktojnë harresë

Me çdo kilogram të tepërt humbni edhe fuqinë e memories, ka treguar hulumtimi amerikan. Shkencëtarët supozojnë që problemi nuk është në mbipeshë, por në mungesën e ushtrimeve, çka nxit apati, aktivitet të pamjaftueshëm të turit dhe kështu edhe fuqi më të dobët të memories.

Për shkak të pilulave, femrat mbajnë mend si meshkujt – më dobët

Shkencëtarët u kanë treguar filmin e njëjtë femrave që pinë pilula kontraceptive dhe atyre që nuk i marrin. Të parat shumë më dobët kanë mbajtur mend detajet, sepse ato tableta ulin nivelin e hormoneve reproduktive dhe femrat i bën të ngjashme me meshkujt, të cilët po ashtu më dobët i mbajnë mend detajet.

Shumica më shumë i besojnë memories së huaj se sa të vetes

Rrethi, respektivisht të afërmit po ashtu ndikojnë në memorie. Neurologët u kanë treguar një film një grupi të moshatarëve, u kanë bërë disa pyetje për atë dhe i kanë lejuar të shikojnë përgjigjet e të tjerëve. Por ato në fakt kanë qenë përgjigje të gabuara që nuk kanë pasur lidhje me filmin, dhe ishin shkruar nga shkencëtarët. Madje 70 për qind e të anketuarve kanë ndryshuar përgjigjet e sakta për të qenë të ngjashme me ato të “kolegëve” të tyre, pavarësisht asaj që kanë qenë të gabuara./GazetaExpress

Komento