Prezervativi qe do te kete brenda edhe viagra

Prezervativi qe do te kete brenda edhe viagra

Një revolucion seksual i premtuar: prezervativi me “viagra” në brendësi për të arritur ereksione më të zgjatura. Sekreti është një substance që favorizon fluksin e gjakut. Prezervativi është me ngjyrë blu, duke bërë të kujtohet viagra e famshme.

Me vendosjen e profilaktikut, organi seksual mashkullor hyn në kontakt me dozën e ilaçit që gjendet në pjesën e brendshme ekstreme të prezervativit. Ky xhel shton fluksin e gjakut në organ, që në princip çon në një ereksion më të qëndrueshëm dhe të zgjatur.

Tjetër avantazh në krahasim me viagrën janë efektet më të pakta anësore që garanton, edhe për faktin se nuk merret në rrugë orale. Për më tepër do të shtyjë gjithmonë e më shumë persona për të përdorur prezervativin, duke kontribuar për luftën kundër përhapjes së SIDA-s. Profilaktiku blu, që është krijuar pas një kërkimi të gjatë shkencorë, mësohet se do të shitet në Evropë nën markën “Durex”. (Daily Mail)

Komento