Çka është shpejtësia e metabolizmit

Çka është shpejtësia e metabolizmit

Edhe pse epidemia e trashësisë në pjesën më të madhe është e shkaktuar me aktivizimin e mekanizmit të mbijetesës apo ekzistencës, i cili depoziton dhjamin apo yndyrat, megjithatë ka ekzistuar një numër i caktuar i njerëzve me mbipeshë.

Shumica kanë pohuar se si nuk hanë shumë, dhe është dëshmuar që e kanë thënë të vërtetën. E kundërta e këtyre kanë qenë njerëzit që kanë ngrënë shumë, por kurrë nuk kanë shtuar ndonjë kilogram.

Edhe pse shpejtësia e metabolizmit nuk luan rol aq të madh siç mendojnë njerëzit, fakt është që të gjithë ne kemi shpejtësi të ndryshme të metabolizmit dhe që ajo ndikon në atë që të fitojmë në peshë më shpejt apo më ngadalë dhe më vështirë. Kjo është bërë edhe më shumë e dukshme pas studimit kanadez për binjakët. Në atë studim 12 çifte të binjakëve gjatë njëqind ditëve, gjashtë ditë në javë, janë ushqyer me një mijë kalori më shumë sesa ka qenë e nevojshme.

Sasia e ushtrimeve është kontrolluar me kujdes dhe ka qenë e njëjtë për të gjithë. Prandaj, të gjithë pjesëmarrësit kanë pasur konsumim të njëjtë të energjisë, e cila është shpenzuar në mënyrë të barabartë në ushtrimet identike. Në fund të studimit çdo çifti binjak pesha i është shtuar në mënyrë të njëjtë, por në mes çifteve të ndryshme shtimi në peshë ka ndryshuar prej 4 deri 13 kilogramë. Ky studim ka vërtetuar që kontributi kryesor në rritjen e peshës është shpejtësia e metabolizmit, e cila kryesisht është e përcaktuar gjenetikisht.

E rëndësishme është që personat që i nënshtrohet dietës të kuptojnë këtë fakt, sepse shpejtësia e metabolizmit do të ndikojë në efektin e dietës dhe ushtrimeve. Mos u dekurajoni nëse metabolizmi juaj është i ngadalshëm. Thjesht, duhet të jeni pak më të ndërgjegjshëm në mbajtjen e principeve për të ushqyerit e duhur dhe të investoni pak më shumë mund në ushtrime.

Po kështu është krejtësisht e sigurt që çdokush do të dobësohet, pavarësisht kromozomeve ose çrregullimeve hormonale apo cilado sëmundje të tjera të lidhura me metabolizmin, nëse konsumon vlerën kalorike të ushqimit, e cila nuk është e mjaftueshme për mbulimin e nevojave ditore energjike.

Komento