Ç’ka nuk guxon të harroj femra

Ç'ka nuk guxon të harroj femra

Që nga mosha 20 vjeçare, femra duhet regulisht ta vizitoj gjinekologun. Me këtë mund t’i shmanget shumë sëmundjeve.

Ja çka nuk guxon të harroj një femër:

-Vizitat tek gjinekologu, është mirë të kryhet një herë në vit, në kohën mes dy mestruacioneve. Gjatë secilës vizitë duhet kontrolluaredhe gjendjen e gjinjëve.

Një herë në dy vjet duhet bërë ultrazërin e abdomenit për konstatuar strukturën e mitrës, të vezoreve dhe të zbulohen trashjet eventuale të indeve të cilat mund t’i mos i diktoj mjeku gjatë kontrollit rutinor.

-Papa testi, është ekzaminimi i qafës së mitrës në mënyrë që të zbulohen tumoret e hershme.Me ndihmën e shkopit, gjinekologu, pa dhimbje merr sekrecionin e mitrës dhe më vonë me analizë laboratorike vërtetohet se a ekziston apo jo ndezja e ndonjë qelize jonormale. Papa-tetin është mirë ta bëjnë femrat një herë në vit.

-Vetshikimi i gjinjëve, preferohet një herë në muaj ta bëjnë femrat këtë. Një javë pas mestruacioneve dhe kjo shërben për të zbuluar ndonjë gungëz të vogël nën lëkurë të gjiut. Në të shumtën e rasteve gungëzat nuk janë të rezikshme, por mjafton si shenjë alarmi që ta vizitoni specialistin. Si bëhet kjo? Qëndroni në këmbë, dhe ngriteni dorën lartë.

Me dorën tjetër prekeni me mesin e gishtërinjëve gjiun përreth. Vazhdoni njëjtë edhe me gjiun tjetër. Për më tepër lexoni duke në temën gjinjët. Gjinjtë e shëndoshë kanë konzistencë homogjene. Nëse vetëm dyshoni diçka, menjëherë duhet ta vizitoni gjinekologun.

Komento