Çokollata e zezë i ndihmon personat me sëmundje të zemrës

Çokollata e zezë i ndihmon personat me sëmundje të zemrës

Adhuruesit e çokollatës së zezë, të cilët për një kohë të gjatë e konsumojnë, do t’i mbrojë prej shtypjes së lartë të gjakut dhe e zvogëlon rrezikun nga prekja e diabetit.

Tash shkencëtarët theksojnë se çokollata e zezë mund t’i ndihmojë edhe ata që tashmë rrezikojnë të pësojnë sulm në zemër. Konsumi i rregullt i çokollatës së zezë nuk ka efektin e njëjtë, sikur marrja e ilaçeve, shkencëtarët theksojnë se nuk ekziston asnjë efekt negativ.

Ekipi i shkencëtarëve nga disa universitete të Melburnit në Australi e kanë shfrytëzuar modelin matematikor për modelin e vëzhgimit të konsumimit të përditshëm të çokollatës së zezë, në periudhën prej dhjetë viteve tek 2 013 persona me rrezik të lartë në sëmundjet e zemrës.

Të gjithë ata që vuanin nga sindroma metabolike, probleme të përziera me shtypjen e gjakut, mbipesha, niveli i lartë i kolesterolit në gjak, por asnjë prej tyre nuk kishte vuajtur nga sëmundjet e zemrës.

Sipas rezultateve, konsumi ditor prej 100 gr në ditë në 10 000 prej rasteve të sëmundjes së zemrës, ka parandaluar 85% të sulmeve në zemër, prej të cilave 15% me mundësi vdekjeje.

Komento