Çokollata, ëmbëlsirë se jo mahi…

Çokollata, ëmbëlsirë se jo mahi...

Çokollata nuk është vetëm ëmbëlsirë e adhuruar për t’u ngrënë. Ajo është një ëmbëlsirë e krijuar nga bimët e kakaos, shumë e përhapur dhe e konsumuar në mbarë botën.

Përgatitet duke u nisur nga gjalpi i kakaos (pjesa e yndyrshme e bimës së kakaos, shtohet pluhur farash kakaoje, sheqer dhe përbërës të tjerë, si qumështi, bajamet, lajthitë dhe erëza të tjera.

Theoborma Cacao është një kaleidoskop i vërtetë kimik, ashtu si çaji dhe kafeja. Ajo mund të konsiderohet kryesisht si ushqim energjik, ka veprim stimulues mbi sistemin nervor dhe në oreks. Aromat dhe substancat teobromike (1-2%) i japin kakaos një veprim stimulues, fuqizues e tonifikues.

Përbërje e jashtëzakonshme kimike

Edhe pse ekzistojnë shumë vërejtje për shkak të kalorive të mëdha që i ka (100 g çokollatë djeg madje 565 kalori, çokollata përmban:

● përbërës të vlefshëm të nutrienëve
– teobrominë – ka veprim tonizues diuretik, rregullon qarkullimin e gjakut dhe zgjeron arteriet e zemrës (siguron furnizim të mirë të zemrës me gjak), shëron diarrenë, zbërthen yndyrën;
– kafeinë – ka veprim stimulues, tonizues dhe diuretik; çokollata përmban sasi kafeine dukshëm më të vogël sesa kafja (800 g çokollatë përmban sasinë e kafeinës sa një filxhan kafe.

● shumë oligoelemente
– fosfor – ushqen qelizat nervore të trurit dhe nxit procesin e krijimin së qelizave të bardha e të kuqe të gjakut;
– magnezi – rregullon pothuajse të gjitha proceset metabolike dhe siguron funksion normal nervor;
– Zink dhe bakër – mbrojnë dhe ripërtërijnë strukturën e lëkurës dhe forcojnë barrierën mbrojtëse.

● andioksidante natyrore të fenolit dhe të flavonoideve – ndihmojnë në prodhimin e kolesterolit të mirë HDL, i cili mbron përbërjen e enëve të gjakut (hulumtimet tregojnë se fenoli nga çokollata shton prodhimin e HDL-së, madje për 10%); një copëz çokollate ka të njëjtën sasi fenoli sa edhe një gotë e verës së zezë;

● Feniletilaminë (përbërje e ngjashme me amfetaminën) – ngre shtypjen e gjakut në nivelin e glukozës në gjak, andaj i kontribuon koncentrimit më të mirë dhe qëndrueshmërisë së organizmit;

● Pjesëmarrje e konsiderueshme e grupit të vitaminave B, posaçërisht B1 dhe B2 – koenzime të rëndësishme në metabolizmin e hidrokarbureve dhe thartinë yndyrore.

● Thartinë folike (B11) – ka rol të rëndësishëm në sintezën ADN dhe posaçërisht është e dobishme në muajt e parë të shtatzënisë.

● Vitamina E – mbron membranat qelizore të integruara, stabilizon qelizat epitele dhe endotele dhe është njëra ndër antioksidantet më të forta.

Konsumimi i çokollatës nxit krijimin e hormonit të serotoninës, i cili ndikon në ndjenjën e lumturisë dhe të kënaqësisë, ndërsa truri njëkohësisht liron endokrinën e cila ndikon në qetësi dhe zvogëlon ndjeshmërinë ndaj dhimbjes. Ky efekt posaçërisht është i rëndësishëm te nervozizmi dhe te sindroma paramenstruale (SPM) te femrat të cilat me marrjen e sasive të nevojshme të çokollatës në atë fazë ndihen shumë mirë. Shumica me të drejtë çokollatën e quajnë analgjetik për femra dhe afrodiziak për meshkuj. Pa marrë parasysh se është e pasur me yndyra, çokollata shumë shpejt tretet, andaj nxit qarkullimin e ushqimit nëpër zorrë.

Kakao gjalpi është komponenti kryesor lipid i çokollatës, i cili në organizëm asimilohet madje deri në 98 për qind. Përmban thartinë stearine e cila në mëlçi shndërrohet në thartinë oleine (yndyrë të mirë) të cilën në natyrë e gjejmë në vaj të ullirit.
Pos këtyre cilësive pozitive të çokollatës, duhet përmendur edhe ato që përmbajnë edhe materie proteine me origjinë bimore, të cilat për shkak të pranisë së taninës nuk munden deri në fund të zbërthehen, andaj në gjak nëpërmjet zorrëve absorbohet edhe pjesa e bashkimeve të pazbërthyera të proteinave. Ato mund të veprojnë si antigjene dhe të shkaktojnë reaksion alergjik te personat e ndjeshëm nga alergjitë. Me këtë mekanizëm sqarohet edhe dukuria e akneve dhe e skuqjeve, pastaj puçrrave të imta te personat të cilët konsumojnë sasi të tepërta të çokollatës.

Komento