Çokollata zbut kollën

Çokollata zbut kollën

Çokollata zbut kollënÇokollata, sidomos e zeza, nuk është vetëm ëmbëlsirë e preferuar, por edhe ilaç efikas kundër kollës, thonë ekspertët nga kolegji mbretëror në Londër.,transmeton gazeta Kosova Sot.

Mjeku Peter Barns shpjegon se përbërës të caktuar mund të zëvendësojnë shumë ilaçe dhe shurupe, e kështu edhe përmirësojnë cilësinë e jetës, sepse është vërtetuar se çokollata nxit sekretimin e hormoneve të lumturisë.

Më efikasi kundër kollës është përbërësi teobromina, pothuajse tri herë më e fuqishme se ilaçet që mjekët e përshkruajnë kundër kollës. Për dallim nga ilaçet sintetike, çokollata nuk shkakton efekte të dëmshme anëse në sistemin kardiovaskular dhe atë nervor.

Komento