Cookie Diet moda me e re e amerikaneve

Cookie Diet moda me e re e amerikaneve

Cookie Diet moda me e re e amerikaneveDieta me biskota e doktorit amerikan Sanford Siegal, i njohur si nje fizioterapist i zoti, ka bere buje ne mbare Ameriken.

Aq shume buje ka bere sa gazeta “New York Times” zhvilloi nje sondazh duke dale ne perfundimin se gjysme milione amerikane e aplikojne me saktesi kete diete.

Sigurisht qe nuk behet fjale per biskota normale sepse ne kete rast flitet per humbje peshe. Biskotat permbajne shume proteina dhe ato jane prodhuar me anen e nje formule te vecante nga doktori Siegal, i cili ka vendosur nje cmim po aq te vecante, 56 dollare per nje pako e cila zgjat nje jave.

Sipas nje llogarie te thjeshte, nese e shumezojme kete shume me 500 mije qe eshte numri i klienteve, doktori fiton plot 18 milione dollare ne jave fale shpikjes se tij “Cookie Diet”. Kaq e madhe eshte shuma e fituar, sa ne pak jave, doktori ka nxjerre jashte loje edhe programet dietike “Smart for Life”, “Hollywood Cookie Diet”, “Soypal Cookies”. Por NYT eshte e shqetesuar nese biskotat kane dhene rezultatet e duhura per klientet.

“Sigurisht qe eshte nje metode efikase”, thote gazetarja Jenny Scahefer, por ekspertet saktesojne se kjo diete ka vetem efekt te perkohshem.

Nderkohe, Ovidio Bermudez shpjegon se biskotat kane efekte anesore si psh, dobesojne funksionet e zemres. Per ta ilustruar kete mund te permendet deklarata e Madonna-s para pak divorcit, e cila tha se Guy Ritchie nuk arrite te bente seks per shkak te dietave me baze biskotash.

“Cookie diet” ka perfunduar edhe ne shenjestren e “American Dietetic Association”, por doktor Siegal sqaron se mediat nuk jane ne gjendje te japin nje rast te vetem me nje te semure per shkak te dietes se tij. /tch/

Komento