Çrregullimet e sjelljes (ÇS) tek fëmijët dhe adoleshentët

Çrregullimet e sjelljes (ÇS) tek fëmijët dhe adoleshentët

Çrregullimet e sjelljes (ÇS) tek fëmijët dhe adoleshentëtÇrregullimet e sjelljes është një nga çrregullimet që më së shumti prekin fëmijët dhe adoleshentët.Është çrregullim që karakterizohet me sjellje destruktive ndaj të tjerëve,ambientit dhe vetës.

Këta fëmijë janë të pamëshirshëm ndaj të tjerëve,për ta nuk ka vend për diskutime,problemet gjithmonë tentojn ti zgjidhin duke hedhur gjëra,ofenduar,bërtitur përfshirë këtu edhe agresivitet dhe sjellje të çuditshme si ikja nga shtëpia,vonimi deri vonë natën,ndezja e zjarreve etj.

Duke u rritur këta fëmijë jo vetëm që abuzojnë me rregullat dhe normat sociale,por kalojnë në natyra të sjelljes së çrregulluar më ekstremiste deri në përdhunime dhe vrasje.Në bazë të këtyre sjelljeve,thyerje të rregullave dhe normave sociale këto problematika njihen si çrregullime të sjelljes.

Të dy sekset tregojnë simptomatikat e tyre karakteristike,pavarësisht që ndryshon mosha në të cilat fillon çrregullimi i sjelljes.Te vajzat fillon rreth moshës 14 -16 vjeç që karakterizohen me gënjeshtra,mashtrime,abuzime me droga dhe prostitucion,kurse tek meshkujt rreth moshës 10 vjeç dhe karakterizohet me agresivitet,vjedhje,vandalizëm dhe probleme në shkollë.

Sipas DSM,përcaktohen dy tipe te fillimit të çrregullimit të sjelljes ,ai në fëmijëri dhe tipi i fillimit në adoleshencë.Kryesisht tipi i pare përfshin meshkujt që shfaqin sjellje agresive,kanë pak shokë dhe zhvillojnë një personalitet antisocial.Tipi i dytë përfshinë persona që kanë më shumë shoqëri ,më pak agresiv por që ngjajn të jenë më antisocial kur të rriten.

Sipas DSM sjelljet grupohen në agresion ndaj njerëze ose kafshëve (kërcënon dhe frikëson të tjerët,zihet me tjerët me grushte,përdore një armë që mund të shkaktojn tjetrit dëme,është mizor ndaj njerëzve dhe kafshëve,vjedh,ka detyruar dikë të bëjë aktivitet seksual me të),shkatërrim prone (ka shkatërruar pronën e dikujt tjetër ose ka ndezur zjarre),mashtrim ose vjedhje (ka hyrë me forcë në shtëpin ose makinën e dikujt tjetër,vjedh gjëra me vlerë ose gënjen për të përfituar të mira materiale),dhunime ose thyerje të rënda rregullash (qëndrim deri natën vonë pa lejen e prindërve,largohet natën nga shtëpia pa u kthyer për një periudhë të gjatë,largohet nga shkolla).

Në bazë të kësaj DSM (manuali diagnostiko i çrregullimeve mendore) ka kategorizuar tre tipa lidhur me çrregullimin e sjelljes,tipi i grupit ( është tipi më i përhapur dhe delikuent,këta fëmijë që kanë një formim pothuajse të ngjashëm grupohen dhe konformohen duke krijuar besueshmëri të madhe ndërmjet vete dhe shfaqin sjellje antisociale në grupe.Zakonisht këta fëmijë kanë një histori personale të njëjtë,kanë vështirësi në shkollë),tipi i vetmuar agresiv (këta tipa më së shpeshti shfaqin sjellje antisociale në familje dhe predispozitat që të kenë një psikopatologji në familjen e tyre është më e madhe,justifikohen për çdo gjë,janë jo empatik ndaj të tjerëve,janë të paparashikuar shfaqin dhunë fizike dhe verbale),dhe tipi i padiferencuar (këtu përfshihen fëmijë të tipare të përziera klinike andaj DSM i quan si të padiferencuar).

Tek cilët fëmijë shkaktohet çrregullimi i sjelljes?

Në fakt hulumtimet kanë treguar se fëmijët të cilët kanë një histori të prindërve abuzues,alkoolist dhe të divorcuar kanë qenë të prekur më së shumti nga ky çrregullim.Disa hulumtime të tjera theksojnë se këta fëmijë kanë pasur një shkëputje të ashpër nga prindërit që në fëmijëri dhe në mungesë të atashimit fëmija bëhet i ftohtë dhe shfaq disavantazhe sociale gjatë zhvillimit të tij.

Shumë artikujë të tjerë flasin për një problematikë kromozomale XYY,tek personat që kryejn më së shumti krime.Gjithashtu mes dhunuesve dhe krimineleve u vu re edhe sindroma e Klinefelterit.Studimet tjera theksojn nivelin e hormonit të testosteronit si lidhje me sjelljet agresive dhe kriminale.

Fëmijët e diagnostifikuar me çrregullim të sjelljes 50% e rasteve kanë sjelljet te tilla edhe kurrë të rriten,në raste ekstreme disa të tjerë përfundojnë me diagnoza të tjera psikiatrike.

Shkurt ndër faktorët më kontribues që një fëmijë të ketë çrregullime të sjelljes antisociale edhe në moshën e rritur janë prindërit abuzues dhe shumë të rrepët,prindërit e alkoolizuar,praktika disiplinuese shumë të ashpra,divorci,disharmonia në familje etj.

Trajtimi i këtij çrregullimi është një kombinim psikoterapish,pasi që vetëm psikoterapia nuk ka efekt,përfshihen modifikimi i sjelljes në shtëpi,shkollë apo në ambiente të ndryshme,trajnimi i prindërve e fëmijëve në mënyrë që të ndryshojnë modelet e ndërveprimit me fëmijën,trajnimi konjitiv duke vetëdijësuar fëmijën se ata bëjnë atribuime të gabuara për sjelljet e tyre agresive si dhe mjekimi me medikamente.

Studim rasti

Roberti është një djalë 10 vjeçar,i cili pranohet në qendrën spitalore psikiatrike për fëmijët pas një tentative për t’u hedhur nga ballkoni i katit 20-të të apartamentit ku ai jeton.Incidenti kishte ndodhur një mëngjes të hëne,kur ai dhe nëna e tij po planifikonin ta takonin drejtorin e shkollës,për shkakun se Roberti ishte kapur duke vjedhur javën e kaluar shokët e tij.Roberti refuzonte të shkone në shkollë,duke thënë se do largohej prej andej,nëse do ta detyronin të shkonte me zor.Ata nisën të diskutonin me të,dhe Roberti u mërzitë shumë dhe doli jashtë kontrollit të tij.Hodhi një orë dhe theu një abazhur dhe papritur shkoi në ballkon.Nëna e tij vrapoi pas tij,e uli poshtë dhe e mbajti fort,ndërsa ai bërtiste: “Të lutem më lër të shkojë të hidhem.Do të ishte më mirë të vdisja.Ndoshta është më mirë atje.Do ishte më bukur kështu.”Ai u qetësua shumë nga e ëma.Ajo lajmëroi trapistin e saj,i cili e këshilloi ta çonte Robertin në spital për një vlerësim.

Roberti jeton me nënën e tij dhe njerkun.Familja së fundi është zhvendosur nga qyteti ku babai i Robertit jetonte.Njerku i Robertit shpesh zemërohet me të,sepse ai merr para atij nga portofoli i tij,ndez zjarre dhe rri jashtë natën vonë pa leje.Dy ditë përpara këtij incidenti ,Roberti foli në telefon me të atin dhe qau se sa shumë e kishte marrë malli për të dhe se do të kishte dashur të largohej.Ai i tha të atit se e urrente dhe në të njejtën kohë e kishte frikë njerkun e tij.Psikiatri rekomandoi që Roberti të mund të hospitalizohej,për shkak se ai mund të tentonte sërisht t’i bënte keq vetës.Kur dëgjoi këtë gjë,Roberti u gaxhitua dhe u përpoq të thyente një tavell që pa mbi tavolinën e zyrës së doktorit.Pas vlerësimit të parë pas shtrimit në spital,Roberti u qetësua,por sërish ishte i trishtuar dhe ankthioz.Ai pohoi se donte të hidhej nga ballkoni,pasi ai me mamanë e tij po ziheshin shume keq dhe donte që kjo gjë të mos vazhdonte më.”Unë shkova shumë larg.Kam qenë i trishtuar për disa ditë me radhë dhe shumë i zemëruar që kur ndryshuam vendbanimin”.Gjatë diteve të para të hospitalizimit të tij,u vu re se Roberti gëzonte shëndet të mirë fizik dhe intelektual,çka u pohuan edhe nga nëna e tij.Ajo pohoi gjithashtu se ai gjithnjë kishte qenë një fëmijë i vështirë që prirej të reagonte ndaj ndryshimeve dhe kritikave me zemërim.Ajo përshkroi një sjellje agresive të Robertit që kur ai ishte i vogël.Kur ai ishte 6 vjeç,ai ishte zënë shumë keq me vëllain e tij 13 vjeçar,pas të cilës i ra me kanaçe të coca-cola’s ndërkohë që ky i fundit po flinte.Tre vjet përpara vlerësimit,Roberti u zemërua jashtë mase dhe goditi një mësues që po përpiqej ta disiplinonte atë.Kjo ngjarje çoi në fillimin e një psikoterapie:Roberti shkonte rreth 2 herë në javë në një klinikë psikiatrike për fëmijë për 1 vit,derisa trapisti u larguar nga klinika.Roberti refuzoi të takohej me një terapist tjetër,duke pohuar se askush tjetër nuk do ta ndihmonte atë.

Roberti pohoi se ai shpesh mendonte mbi faktin se donte te vriste dikë,por nëse do të vepronte kështu policia do ta kapte dhe do t’ia tregonte vendin.Atëhere ai do të mund të largohej nga shtëpia.Roberti shpesh largohej nga shkolla dhe ishte larguar nga shtëpia dy herë pasi kishte debatuar me të ëmën.Një herë qëndroi jashtë shtëpisë deri vonë natën,herën tjetër qëndroi edhe ditën tjetër larg shtëpisë.Për herë të parë ai ishte vënë re nga shokët e klases që kishte vjedhur në klasën e dytë.Nëna e tij ankohet se ai shpesh merr para nga portofoli i saj pa leje dhe ai e mohon këtë gjë,duke thënë se i ka gjetur ato.Mësuesja e Robertit shpesh ka thirrur nënën e tij për arsye të sjelljes së tij agresive.Një herë kishte marrë fletoret dhe librat e një shoku klase,me të cilin ishte zënë dhe i kishte grisur ato.

Roberti përjeton shumë strese mjedisore që kur ishte 4 vjeç.Në këtë kohë,nëna e tij ishte hospitalizuar për 4 muaj nga një temperature shumë e lartë me origjinë të paditur.Dy vite më vonë,prindërit e tij u ndanë pas shumë kohë mosmarrëveshjesh,duke përfshirë këtu edhe shumë incidente dhune.Babai i Robertit ishte i papunë për rreth 1 vit dhe pine pa masë.Prindërit e tij u divorcuan kur ai ishte rreth 8 vjeç.Babai i tij u martua pak kohë më vonë,filloi sërish punën dhe nisi të kontrollonte të pirët.Kur Roberti ishte 9 vjeç,nëna e tij u rimartua.Burri i saj kishte edhe 3 fëmijë të tjere adoleshentë,të cilet kalonin jo pak kohë në shtëpinë e Robertit,së bashku me nënën dhe vëllain e Robertit.Edhe pse donte shumë të merrej me të,njerku i Robertit e kishte shumë të vështirë të bashkëpunonte me zemërimin dhe inatin e Robertit.Kur përpjekjet verbale për disiplinë dështuan,njerku i tij nisi ndëshkimin e ashpër shpesh edhe me një rrip pantallonash.

(Psikopatologjia e fëmijërisë dhe adoleshencës – “Artemisi Shehu”)

© Fikri Hajdari

Komento