Home » Shëndetësi » Curry shkatërron qelizat e kancerit

Curry shkatërron qelizat e kancerit

Curry shkatërron qelizat e kanceritMolekula në përbërjen e mëlmesës së popullarizuar curry mund të mbysë qelizat e kancerit të ezofagut në laborator, kanë bërë të ditur studiuesit të mërkurën dhe kanë propozuar që ky zbulim të përdoret në studimin e kurimit të kancerit.

Në qendrën për studimin e kancerit në Kork të Irlandës, studiuesit kanë trajtuar qelizat e kancerit me materien e quajtur kukurumi, i cili gjendet në mëlmesën indiane dhe që është meritore për ngjyrën e tij të posaçme të verdhë.

Ata kanë konstatuar se brenda 24 orëve, kukurumi ka shkatërruar qelizat e kancerit. Po ashtu, qelizat kanë filluar vetveten ta tretin, thuhet në studimin e botuar në revistën ‘British Journal of Cancer’.

Studimet e mëhershme kanë treguar në atë se kurkurumi mund të zvogëlojë tumoret dhe se njerëzit që hanë mjaft curry, mund të jenë më pak të ekspozuar ndaj kësaj sëmundjeje, edhe pse kurkumini shumë shpejt i humb vetitë e tij antikancerogjene, kur tretet.

Sharon Mekejn, e cila ka udhëhequr studimin në Irlandë, insiston se kanë ardhur deri te zbulimi i potencialit të cilin shkencëtarët duhet ta dinë ta shfrytëzojnë kanceri i ezofagut çdo ditë në botë mbyt më shumë se 500 mijë njerëz.

Tumoret janë posaçërisht vdekjeprurës, ndërsa shkalla e mbijetesës për pesë vite, është vetëm nga 12 deri 31 për qind. Në vitin 2007, studiuesit amerikan kanë konstatuar se kurkumini mund të stimulojë qelizat e sistemit imun tek sëmundja e Alzhaimerit.

Po ashtu, kanë studiuar përbërësit e kurkuminit dhe kanë vlerësuar se ai mund të kontribuojë në zvogëlimin e rrezikut të paraqitjes së kancerit të zorrës së trashë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress