Dallimi midis vezës së bardhë dhe asaj të kuqe, ja cila është më e shëndetshme

8
8Gjithnjë kemi menduar se vezët e kuqe janë më të shëndetshme dhe falë faktit që ato kushtojnë më shtrenjtë një gjë të tillë e kemi besuar.Sipas shkencëtarëve të universitetit të Cornellit vezët e kuqe dhe të bardha janë njësoj të pasura me vlera ushqyese dhe acide yndyrore omega 3. Ngjyra e lëvozhgës është e përcaktuar nga kodi gjenetik i pulës.

Pulat e bardha duket se bëjnë vezë të bardha dhe ato me pupla kafe bëjnë vezë të kuqe. Ndonëse vezët e kuqe kushtojnë më shtrenjtë kjo nuk do të thotë që ato janë më të shëndetshme. Një gjë e tillë ndodh pasi pulat me ngjyrë hanë më shumë dhe kjo përkthehet në kosto më të madhe për tregtarët që i rrisin.

Komento