Dashuria qetëson dhembjen

Dashuria qetëson dhembjen

Në një studim, ku kanë marrë pjesë 15 vullnetarë që të gjithë në fazën e hershme të një lidhjeje romantike.

Atyre u janë treguar fotografi të partnerëve të tyre, ndërsa nëpër pëllëmbë u është lëshuar energji elektrike nëpërmjet diodave, që do të duhej t’u shkaktonte dhimbje të lehtë. Gjatë kohës së studimit kanë skanuar trurin e tyre me ndihmën e rezonancës magnetike me qëllim që t’i vërejnë ndryshimet eventuale.

Studimi tregoi se ndjenjat e dashurisë, të nxitura vetëm prej shikimit të fotografisë të personit të dashur, ka po të njëjtin ndikim sikurse medikamentet kundër dhimbjes. Mirëpo, ky rezultat nuk është vërejtur kur vullnetarët kanë parë fotografitë e personave të panjohur, por tërheqës të gjinisë së kundërt. Studiuesit zbulojnë së efekti i dashurisë mund të krahasohet me ndikimin e disa narkotikëve si morfiumi dhe kokaina.

“Kur dashuria është ashtu siç e përshkruajmë, energjike dhe me pasion, atëherë ajo në një farë mënyrë krijon varësi”,- është shprehur dr. haun McKay për “Daily Telegraph”.

Komento