Deodorantët dhe kremrat ndërlidhen me tumorin në gji

Deodorantët dhe kremrat ndërlidhen me tumorin në gji

Përbërësit kimik të deodorantëve, kremrave për fytyrë, janë zbuluar tek të gjithë të sëmurit nga kanceri i gjirit. Bëhet fjalë për helmet, të cilat përdoren në pajisjet e ndryshme të kozmetikës dhe në ushqime.

‘Vetë fakti se helmet janë të pranishëm tek kaq shumë raste me kancer të gjirit, është një arsyetim i mjaftueshëm për të hetuar më shumë në këtë temë”, thotë njëri nga hulumtuesit, dr. Filip Darbre nga universiteti Riding, në të cilin ishin marrë mostrat e 40 të prekurve me kancer të gjirit.

Shumë hulumtime që nga viti 1998 hedhin dyshimet në ndikimin këtyre helmeve në zhvillimin kancerit të gjirit.

Në fakt, këto helme përdoren në prodhimet e përditshme që përdoren në kozmetikë, në kremra për fytyrë, deodorantë kundër djersitjes, grim, kremra për rrojë, losione për vetënxitje dhe pasta për dhëmbë. Ekspertët edhe më tutje nuk kanë shpjeguar ndikimin e vërtetë, por ata brengosen se këto helme kishin qenë të pranishme tek të prekurit me tumor.

Komento