Depresioni pasojë e dëmtimit të trurit

Depresioni pasojë e dëmtimit të trurit

Kur mjekët trajtojnë dëmtimet në tru, ata kryesisht vëmendjen e kanë tek traumat fizike dhe problemet mentale, por hulumtimet e reja kanë treguar përqindje të lartë të rasteve të depresionit gjatë vitit të parë pas lëndimit të trurit.

Dëmtimet e trurit mund të sjellin deri tek paaftësia fizike si dhe ndryshimet në aftësitë mentale dhe në sjellje të përgjithshme. Mjekët kanë vërtetuar se këto çrregullime mund të shkaktojnë edhe depresion serioz.

Psikologu Çarls Bombardi dhe mjeku Xhesi Fen nga universiteti i shtetit Uashington, kanë kaluar një vit me më shumë se 500 pacientë të cilët kishin pasur dëmtime të trurit. “Pothuajse 53% e këtyre personave së paku kishin pasur një episod depresive gjatë një viti sa kishin qenë nën vëzhgimin e tyre”. Numri i atyre pacientëve që vuanin nga depresioni ishte rreth tetë herë më i madh se sa që pritej se do të ishte.

Edhe tek ata persona të cilët nuk kishin vuajtur nga depresioni, 41% e tyre kishte shenja të depresionit një vit pasi kishin dëmtuar trurin. Hulumtuesit kanë vërtetuar se kujdesi shëndetësor nuk përfshin tretman për depresion.

“Kemi ardhur në përfundim se vetëm 44% e njerëzve që ishin depresivë nuk kishte pranuar kurrfarë tretmani, vetëm rreth 40% kishte marrë hapa anti-depresivë, ndërsa vetëm 20% prej tyre kishte pranuar psikoterapi”, kishte nënvizuar dr. Bombardi. Mjekët po ashtu theksojnë se, nëse kujdesi mjekësor do të përfshihej për kujdes të pacientëve me dëmtim të trurit, kjo do të mund të përmirësonte gjendjen shumë në favor të atyre që vuajnë nga depresioni.

Komento