Depresioni te etërit ndikon në sjelljen ndaj fëmijëve

Depresioni te etërit ndikon në sjelljen ndaj fëmijëve

Baballarët të cilët vuajnë nga depresioni katër herë më shpesh janë të prirë që të dënojnë fizikisht – rrahin – fëmijët e tyre, sesa baballarët që nuk vuajnë nga depresioni, thonë shkencëtarët amerikanë nga Shkolla Mjekësore “Eastern Virginia”.

Përpos kësaj, këta meshkuj dy herë më rrallë u kanë lexuar fëmijëve të tyre.

Kërkuesit shkencorë thonë se studimet e mëparshme kanë vënë në pah lidhjen midis ndëshkimit fizik të fëmijëve dhe zhvillimit të agresivitetit te adoleshentët dhe të rriturit.

Të dhënat e reja bazohen në përgjigjet e 1.700 baballarëve, fëmijët e të cilëve kishin të paktën një vjet.

Është konstatuar se 7% e të anketuarve gjatë një viti kishin të paktën një episod të depresionit të rëndë.

Është parë se depresioni ishte më i shpeshtë te të papunët si dhe te ata që kishin histori të përdorimit të alkoolit, thuhet në revistën “Pediatrics”.

Komento