Depresioni tek meshkujt

Depresioni tek meshkujt

Hulumtimi po ashtu shpalon se edhe fëmija mund ti ndiej pasojat e depresioneve post natale të prindërve, e kjo vërehet sidomos tek fëmijët meshkuj, por shenjat tek fëmijët vërehen tek në moshën 11 vjeçare.

Një mashkull nga Gloucesteri është liruar pasi kishte vrarë të bijën e tij 6 muajshe për shkak se ka vuajtur nga depresioni pas natal.

Rasti i Mark Bruton-Young, ka ngritur një çështje e cila duket se do të filloj ti zë titujt medial .

Një në çdo 7 gra që lindin vuajnë nga depresioni post natal, mirëpo sipas Institutit për Baballarët nga depresioni vuajnë edhe prindërit meshkuj.

” Një në dhjetë baballarë vuan nga depresioni po ashtu. Madje, shenjat e depresionit nuk shfaçen vetvm pas lindjes së fëmijës, mirëpo të njejtat vërehen edhe gjatë kohë sa shtatëzënisë së bashkëshorteve të tyre” ka cituar televizioni britanik BBC, zyrtarët e Institutit në fjalë.

Koha më e shpesht kur shfaqen shenjat e depresionit tek prindët e gjinisë mashkullore është tre deri në gjashtë muaj pas lindjes së foshnjës.

Mu sikurse edhe gratë ashtu edhe burrat, mund të vuajnë nga ndryshimet e mëdha që ndodhin në jetë e tyre i ka deklaruar BBC-së, hulumtuesi Adrienne Burgess, pranë Institutit për babatë.

“Hormonet, pagjumësia, rritja e përgjegjësisë dhe stresi i pvrgjithshëm në jetë janë rrethana të njejta si për meshkujt ashtu për prindët femra. Pastaj kur njëri nga partnerët është në depresion, gjasat që edhe tjetri të bie në të, janë më të mëdha” thotë Burgess

Ekspertët vlerësojnë se në momentin kur konfirmohet shtatëzënia, te mjeku do të duhej të shfaqen të dytë, e jo vetëm nëna ”

Meshkujt bien në depresion më shpesh se femrat gjatë shtatëzënisë së partnereve, për shkak se qysh atëherë fillojnë ti ndiejnë ndryshimet në relacionin me partnerin e tyre. Gruaja fillon të shpreh më shumë interesim për fëmijën e palindur dhe ky ndjehet i lënë anash, vërejnë ekspertë tjerë. Pas shtatëzënisë ndërkaq, të dytë ndjehen të lodhur, të pagjum dhe të stresuar, mirëpo ata nuk reagojnë njejtë ndaj ndryshimeve e as ndaj ndjenjave që përjetojnë.

Në depresion meshkujt duken shumë më nervoz, ndërkohë që femrat duken të pikëlluara, i ka deklaruar BBC-së Burgess dhe ka shpjeguar se shtimi i konsumimit të alkoolit, tradhëtitë martesore apo kthimi nga medikamentet qetësuese janë të gjitha shenja të depresionit që manifestojnë prindët meshkuj.

Hulumtimi po ashtu shpalon se edhe fëmija mund ti ndiej pasojat e depresioneve post natale të prindërve, e kjo vërehet sidomos tek fëmijët meshkuj, por shenjat tek fëmijët vërehen tek në moshën 11 vjeçare.

“Depresioni është dhimbje e madhe dhe është thuaja se e pamundur që i njejti të kaloj pa ndihmën profesionale, në veçanti të këshillave profesionale” konstatohet në studim. Me rëndësi është që ndihma të kërkohet me kohë para se të bëhet vonë dhe para se të çrregullohen raportet në familje apo ti shkurtohet lumturia anëtarëve tjerë të familjes.

Komento