Dërrasa për prerjen e mishit, më e ndotur se guaca e WC-së

Dërrasa për prerjen e mishit, më e ndotur se guaca e WC-së

Dërrasa ku çdo ditë të lume preni mishin tuaj të preferuar, por edhe pemët dhe perimet, është parë se përmban 50 herë më shumë baktere, sesa dërrasa e guacës së WC-së.

Për këtë shkak, atë duhet ta ndërrojmë shumë më shpesh sesa që bëjmë.

Ka shtëpi që me gjenerata presin mish në të njëjtën dërrasë, e vetëm mund të merret me mend se sa e ndotur është ajo.

Ja edhe disa gjësende shtëpiake, të cilat duhet t’i ndërrojmë më shpesh

Brusha e flokëve

Duhet të lahet një herë në javë në ujë të nxehtë. Duhet ndërruar kur fijet të duken të dëmtuara, meqë një fije (dhëmb) i brushës së flokëve, mund të përmbajë deri në 50.000 bacile.

Sutjenët

Duhet të ndërrohen çdo tre muaj, apo pas 30 deri 40 larjeve, për shkak se dëmtohet elasticiteti dhe fortësia, prandaj ata nuk janë në gjendje që të mbajnë gjinjtë tuaj ashtu si duhet.

Zhileti

Duhet të ndërrohet pas 2-3 rruajtjeve, meqë fërkimi midis lëkurës dhe zhiletit mund të shkaktojë skuqje të lëkurës, por edhe infektim të qimeve.

Dysheku

Duhet ndërruar çdo 8 deri 10 vjet, për shkak se çdo natë djersitemi duke krijuar një ambient të përsosur për shumimin e baktereve.

Dyshekët e vjetër mund të përmbajnë edhe sasi të mëdha të pluhurit, të cilat janë të dëmshme sidomos për ata që vuajnë nga astma.

Jastëkët

Duhet t’i lani çdo tre muaj, apo t’i ndërroni çdo 6 deri 12 muaj. Vetëm pas gjashtë muajsh jastëku është plot djersë, qyra dhe pështymë, ku duke thithur pluhurin nga këto substanca, mund të sëmureni nga riniti, sinuset apo edhe astma.

Komento