Home » Uncategorized » Dhimbjen e barkut të bebit

Dhimbjen e barkut të bebit

Dhimbjen e barkut të bebitEdhe pse nuk ka një përcaktim mjeksor, dhimbja e barkut besohet se shkaktohet nga ajri që grumbullohet në stomak ose bark. Një teori tjetër gjerësisht e besueshme është se shkaktohet nga një intolerancë laktoze.

Zakonisht mbasditeve ose në darkë vonë fëmijët qajnë nga dhimbjet e barkut, mbledhin
gjunjët deri në kraharor dhe fytyra i skuqet nga të qarat. Barku i tij mund të fryhet pasi ka thither shumë ajër.

Përpara se të diagnostifikoni dhimbjen e barkut, është e rëndësishme të përjashtoni shkaqet e tjera të të qarit.

Fëmija mund të ketë uri ose të ndihet i lodhur dhe nëse ka simptoma të tjera si temperature 37 gradë, diare ose ethe kontaktoni me mjekun tuaj.

Dhimbja e barkut, zakonisht, fillon në javët e para të jetës së bebit dhe zgjat deri sa bëhet tre muajsh.

10 KESHILLAT PER LEHTESIMIN E DHIMBJEVE:

Ushqimi! Disa doktorë rekomandojnë të mos e lini shumë të qajë përpara se ta ushqeni, pasi kjo shkakton grumbullimin e ajrit në stomak që thithet nëpërmjet të qarit.

Rock ‘n’roll Lekundeni me delikatesë fëmijën tuaj duke e mbajtur pranë jush në mënyrë që ai të ndjejë ngrohtësinë dhe rrahjet e zemrës tuaj. Kjo lloj lëvizje mund të jetë shumë relaksuese- edhe pse mund t’ju shkaktojë lodhje të krahëve! Ndryshe, dilni për një shëtitje me fëmijën tuaj, duke ecur ose me makinë. Disa fëmijë e pëlqejnë vibrimin e motorit të makinës. E ndihmon të qetësohet.

Bëni pazar Pikat për dhimbjen e barkut si Infacol dhe Colief gjenden në farmaci pa recetën e mjekut. Mama të tjera përdorin përbërës me bikarbonat sode, e cila mund të përdoret për fëmijë mbi katër javësh. Këto përbërës ndihmojnë të shpërbëhet laktoza e qumështit , duke e bërë më të thjeshtë tretjen. Por, çfarëdo qëtë përdorni, gjithmonë lexoni me kujdes udhëzuesit dhe kurrë mos i tejkaloni dozat e përcaktuara në fletën udhëzuese.

Masazhi magjik Masazhi është një mënyrë e mire për të ndihmuar çlirimin e ajrit të grumbulluar në stomak.
Lyeni gishtërinjtë tuaj me pak vaj ulliri dhe duke përgatitur dy majat e gishtave tregues, fërkoni lehtë stomakun në formë rrethore, sipas drejtimit të akrepave të orës. Bëjini rrathët gradualisht më të mëdhenj, dhe kur të keni arritur rrethin më të madh filloni gjithshka nga fillimi. Përsëriteni këtë proçes sa herë të doni. Provojeni një orë përpara se ti fillojnë dhimbjet, por jo pasi të jetë ushqyer.

Barna ndihmëse Disa nëna që ushqejnë fëmijët e tyre me qumështin e gjirit, mendojnë se efekti qetësues
i kamomilit i konsumuar prej tyre kalon tek fëmija nëpërmjet qumështit. Prandaj ato pijnë një filxhan çaj kamomili një orë përpara se të ushqejnë fëmijën. Edhe nëse nuk shëron plotësisht fëmijën, mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të qeta- kështu ja vlen ta provoni! Nëse jeni duke përdorur qumështin e përgatitur, ju mund të përpiqeni ti jepni disa pika kamomil të holluar në shishen e qumështit ose në një lugë çaji. Barnat janë shumë të mira për tu provuar edhe për trajtimin e simptomave të dhimbjeve të barkut.

Kokat lart Osteopathia përfshin një manipulim të lehtë të shpinës, qafës ose kokës për të parë nëse janë vendosur siç duhet. Kjo është veçanërisht e dobishme për fëmijë që kanë pasur një lindje të vështirë. Një specialist me përvojë mund të stimulojë nervat të cilat stimulojnë sistemin tretës, ndihmojnë uljen e tensionit dhe ndalojnë spazmat e dhimbshme.

Zgjidhje të ëmbla Kërkimet mjeksore kanë gjetur se dozat e vogla të sukrozës mund të qetësojnë bebet e vogla. Shkrini tre lugë të vogla sheqeri një një filxhan me ujë të zierë dhe lëreni të ftohet. Duke përdorur një shiringë plastike derdhni 2 ml të solucionit të përftuar në qoshe të gojës së bebit. Jepini një ose dy doza për jo më gjatë se 2 javë. Nëse gjëndja e tij nuk përmisohet brenda 2 ditëve, ndërpriteni. Mos e përdorni edhe në rast se fëmijës kanë filluar tidalin dhëmbët, pasi sheqeri është shumë i dëmshëm për dhëmbët e reja.

Biberoni Disa fëmijë duket se qetësohen nëse thithin një biberon.

Shhh… Një teori është që dhimbja e barkut është shkaktuar nga mbistimulimi. Thuhet se duke i dhënë fëmijës pak kohë të qetë duke e shpërqëndruar me përkëdhelje, lodra dhe drita të lehta mund ta ndihmoni të ndalojë të qarat. Ose përpiquni ta çoni fëmijën në një dhomë të qetë pa u përpjekur të luani apo të flisni me të, mjafton të krijoni një mjedis plot paqe ku mund të qëndroni së bashku.

Merrni ndihmë Ju keni nevojë të merrni pak kohë dhe të relaksoheni. Kur ju mendoni seështë e pa mundur të kujdeseni për të porsalindurin, ju do të habiteni me numrin e personave që do të kishin dëshirë t’ju ndihmonin. Kërkojini një mikeje të ngushtë ose një kushërire të kujdeset për fëmijën ndërsa ju relaksoheni, bëni një dush apo flini pak.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

8 Responses to " Dhimbjen e barkut të bebit "

  1. Ribi says:

    Hello , kame lezuar te keshillat .net .. jam nje nen fillestare kamenje vajze 6 muajshe , dhe problemi esht qe a jo ,, ka problem me jashtqitje , ben dy deri 4 dit qe nuk ka jashqitje te rregullt, ju lutem me qfart munde te me ndihmoni , si te ja bejj .. qe a jo mose te kete veshtersi ne jashqitje , une e ushqej femiun me dhenjen e gjirit dhe kam fillur me qullna , etj… nga pak ….. ju falminderit nese ju me jepni nje keshill–

  2. admin says:

    Drejtohuni mjekur per te marre mjekim e duhur.Zenia kaps per nje periudhe te gjate eshte shenje e nje problemi me te madh.

  3. xherti says:

    hello.kam djalin 3 muajsh ka nja 4 dite qe e kam me dhimbje barku dhe e eq barku pothuajse ngadonjehere dhe ne cdo 1 ore ,per te ushqyer vazhdon me gjirin e nenes regullisht .po ka mundesi me jepni nje keshille ju faleminderit me respekt

  4. monda says:

    Pershendetje Kemi nje bebe nje muajshe djale ushqhet artificial por e kemi shume problem te jashteqitja e trashe ai ne ato momente qan shume sa qe nxihet , cfare mund te bejme per tja lehtesuar sadopak kete proces. Faliminderit

  5. bruna says:

    pershendetje,
    une jam nje nene e re kam djalin 4 muajsh dhe i kam kaluar keto problemet me lart,une do tju keshilloja per bebin me qumsht artificial qe te hidhnin tek bibironi 2-3 pika vaj ulliri ose te stimulosh me nje kercell majdanozi te lyer me vaj ulliri ose gjethe mullage poshte duke i provokuar jashteqitjen,nuk duhet te rrije me shume se 4 dite pa dale jashte.kurse per dhumbjet e barkut cdo femije eshte normale pasi sistemi i tyre i aparatit tretes eshte i pa formuar akoma dhe ka ilac sh te mire me pika MILYCON ose COLIEF DROPS,funksionon por nuk besoj se i gjeni ne shqiperi.te kaluara te gjithe bebave

  6. rina says:

    prsh kam vajzen 6 javsh qan shum nuk rahatohet gjat dites nuk flin hiq 10 min edhe zgjohet qan kur te pastroj ju lutem me ndimoni qka te bej

  7. tina says:

    dnoshta ka nevoj per ushqim nuk i mjafton qushti dhe qan.

  8. linda says:

    pershendetje te gjithave nenave.te jesh nen nuk asht aspek e let. duhet perkujdesje mir kuptim dashurri mbi te gjitha durrim.un jam nje nen fillestare kam ni djal 2 muaj e qysem jetoj ne zvicer nuk ka nat qe i baj ma shum se 3 or gjum se diten nuk flej nuk me duhet ta perkuni ter kohen nrysh nuk flen.ka pas ajr ne bark kam perdor gripe water me ka ndihmu shum.dhe gjdo nat ka 2o minuta i kam ber mazazh kjo me ka ndihmuar shum te qarrit jan shum rrall.prandaj rrina te jesh e durushme dej ne muajin 3 e qysem nuk qetsohen dej sa ta bejn nje rrutin te gjumit ka disa bebe ashtu nder to jemi edhe ne dyjat te pershendes gjith te mirat ty dhe bebit shpresoj ti kaloj dhe te pushoni dyjat mir.

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress