Dhimbjet e migrenës

Dhimbjet e migrenës

Sipas një lajmi të dhënë në BBC, 40% e të sëmurëve pasi kanë përdorur aparatin nuk kanë pasur dhimbje koke për dy orë. Studimi tregoi se tek kjo metodë nuk shihen efekte anësore.

Gjithashtu të sëmurët mund ta përdorin shumë lehtë aparatin edhe në shtëpi.

Doktorët pohuan se duhet të bëhen më shumë kërkime dhe punë për të përcaktuar intervalin kohor të dozës. Specialistët nga Kolegji i Mjekësisë “Albert Einstein” në New York bënë eksperimente për të vlerësuar sigurinë dhe efektivitetin e aparatit.

Eksperimentet e mëparshme përfshinin aparatura të mëdha dhe të shtrenjta të cilat përdoren vetëm në klinika.

Aparati i transportueshëm përhap një rrymë të vetme stimulacioni magnetik transkranial që pengon shkëndijat elektrike në tru të cilat bëhen shkak për shenjat e para të migrenës. Aurat janë shqetësimet vizive apo shqisore të cilat krijohen para fillimit të dhimbjes. Këta përfshijnë shenjat vizive si vija në formë zikzaku ose pika drite. Ndërsa shenja tjera janë vështirësi në të folur, mungesë ndjeshmërie dhe ndjesia e pickimeve.

Për të kuruar migrenën aura 200 të sëmurë kanë përdorur aparatin për tre muaj . gjysmës tjetër të të sëmurëve i është aplikuar kura plasedo.

Sipas të dhënave të publikuara në revistën The Lancet Neurology tregohet se rryma magnetike e lëshuar nga aparati është më efektive në kurimin e migrenës se kura plasedo. Të sëmurët thanë se 24 ose 48 orë pasi e kanë përdorur aparatin nuk kanë pasur dhimbje për dy orë.

Komento