Dhjetë hapat kundër kancerit

Dhjetë hapat kundër kancerit

Dhjetë hapat kundër kancerit“Unë mundem, ju mundeni”!

Kanceri mund të prekë çdo njeri në mënyra të ndryshme, por secili ka fuqinë për të vepruar dhe për të marrë masa në reduktimin e impaktit të sëmundjes tek individët, familjet dhe komunitetet.

Së pari, zgjidhni një stil jete të shëndetshëm. Gjithkush mund të ndërmarrë hapa për të zvogëluar rrezikun e kancerit, duke bërë zgjedhje të shëndetshme në të cilat hyjnë lënia e duhanit, jeta aktive dhe ushqyerja e shëndetshme.

Diagnostikimi i kancerit nuk është gjithmonë i lehtë; jo të gjitha llojet e kancerit mund të shfaqin shenja dhe simptoma që në fillim, por mund të shfaqen më vonë kur kanceri ka avancuar. Megjithatë, rritja e ndërgjegjësimit për shenjat dhe simptomat, si dhe rëndësia e trajtimit në kohë, ka treguar se ka përmirësime në mbijetesën nga kanceri. Prandaj zbulimi sa më herët i kancerit pothuajse gjithmonë e bën më të lehtë trajtimin.

Një strategji e rëndësishme për të përballuar ndikimet sociale dhe emocionale të kancerit mund të jetë mbajtja e rrjeteve të mbështetjes sociale dhe ndarja e historive të tyre për kancerin. Kjo është e vërtetë si për personin që është me kancer, ashtu edhe për rrjetet e tyre mbështetëse. Njerëzit që jetojnë me kancer dhe kujdestarët e tyre mund të kërkojnë mbështetje për t’i ndihmuar që të përballen me kancerin.

Së katërti, mbështetja nga miqtë, familjet, punëdhënësit dhe kolegët mund të ndihmojë një person që jeton me kancer që të ketë një përjetim më të mirë të ndryshimeve që sjell kanceri, si dhe mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së tij.

Të kontrolloj ecurinë e kancerit. Njerëzit që jetojnë me kancer mund ta kontrollojnë ecurinë e tij duke u fuqizuar për të qenë pjesëmarrës aktivë në marrjen e vendimeve për kujdesin e tyre.

Mos kufizoni dëshirat tuaja. Për shumë pacientë, një nga pasojat shkatërruese më të gjata e të qëndrueshme pas diagnostikimit me kancer është ndikimi i tij mbi shëndetin seksual dhe mirëqenien.

Jini vetvetja, ndonëse efektet fizike që lidhen me disa nga trajtimet e kancerit, të tilla si humbja e flokëve, shtimi në peshë dhe probleme të tjera të imazhit të trupit, mund të ulin cilësinë e jetës së një personi dhe të bëhen objekt i stigmatizimit dhe diskriminimit. Për disa pacientë që vuajnë nga kanceri, menaxhimi i pamjes së tyre fizike dhe i imazhit të trupit mund të jetë një mënyrë për të rifituar kontrollin dhe ruajtjen e normalitetit.

Kthehuni në punë. Edhe pse kthimi në punë pas një trajtimi të kancerit mund të jetë i vështirë për shumë njerëz, një menaxhim i qetë i kësaj periudhe tranzicioni mund të jetë një arritje e rëndësishme, si nga pikëpamja personale ashtu edhe praktike. Puna mund të rivendosë normalitetin, rutinën, stabilitetin, kontaktet shoqërore dhe të ardhurat. Gjithashtu, për njerëzit që vuajnë nga kanceri, kthimi në punë është i rëndësishëm për të kuptuar të drejtat e tyre.

Ndani historitë tuaja me të tjerët. Të mbijetuarit me kancer, duke ndarë historitë e tyre mund të japin shpresë dhe mbështetje për të tjerët që janë prekur nga kjo sëmundje.

Flisni, komunikoni pasi pjesëmarrja e pacientëve me kancer dhe e familjeve të tyre në vendimmarrjen rreth politikave dhe programeve të kancerit mund të nxisë një qasje holistike të kujdesit për kancerin. Individët mund të jenë pjesë e bisedimeve nëpërmjet angazhimit të tyre në fushatat publike, bisedave me vendimmarrësit dhe bashkimit me grupet mbështetëse të konsumatorit, për t’u siguruar që perspektiva apo pikëpamja e pacientëve është dëgjuar