Dhuna ndaj shtatzënave

Dhuna ndaj shtatzënave

Nivelet e larta të stresit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojnë plagë mentale tek fëmija të cilat do të përcjellin gjatë gjithë jetës së tij.

Sipas studiuesve, besohet se nëse një nënë përballet me kriza të panevojshme, mund të lënë një gjurmë në trurin e fëmijës së saj, duke i bërë ata më pak të aftë për të përballuar me problemet kur ata të plaken.

Ekipi i studimit i cili ka bërë hulumtime me 25 nëna  i ka pyetur ato nëse kanë vuajtur stres ekstrem të shkaktuar nga abuzimi prej partnerëve apo burrave të tyre, deri sa ato kanë qenë shtatzëna dhe pastaj janë vlerësuar nivelet e tyre emocionale.

Më pas janë monitoruar sjelljet e një gjeni të veçantë tek fëmijët e tyre të moshës nëntë deri 19 vjeç.Gjeni i  quajtur receptori glukokortikoid  është i përfshirë në përgjigjen trurit ndaj stresit.

Studiuesit gjermanë zbuluan se ky gjen ishte shumë më pak aktiv tek fëmijët nënat e të cilëve ishin viktima të abuzimit në familje, kur ata ishin shtatzëna. Abuzimi, pas shtatzënisë nuk duket të ndikojë në ndryshimin e këtij gjeni në trurin e fëmijëve të tyre.

Komento