Diabeti i tipit II, studimet tregojnë se me një ndërhyrja kirurgjikale shërohesh përfundimisht

Diabeti i tipit II, studimet tregojnë se me një ndërhyrja kirurgjikale shërohesh përfundimisht

Një studim nga Italia ka treguar se mund të shërohemi përfundimisht nga diabeti i tipit të II me një ndërhyrje kirurgjike.

Lajmi, është fryti i një studimi dhe kërkimi dhe është një nga ata lajme që ju intereson të gjithë atyre që akoma sot nuk arrijnë të kontrollojnë sëmundjen nëpërmjet terapisë.

Sepse shkaqe të shumta bëjnë që shpeshherë të mos jenë në gjendje që të mbajnë në nivelet e duhura gliceminë: për këta të fundit, hapet rruga e ndërhyrjes bariatrico në laparoscopi, edhe nëse nuk janë obezë. Diabeti është një sëmundje që karakterizohet nga nivel i lartë glukoze ose sheqeri, në gjak.

Ky nivel i lartë glukozë është i shkaktuar nga paaftësia e organizmit për të përdorur insulinën e vet për të tretur sheqerin. Mjekësia akoma nuk e di me saktësi përse ndodh një gjë e tillë dhe e kanë quajtur shkakun: sindroma x, por përgjithësisht besohet se faktorët kryesorë që çojnë në diabet janë : gjenet e predispozuara, ushqimi jo i ushqyeshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha.

Njoftimi për një kurim përfundimtar të tij vjen nga Milano ku profesor Nicola Scopinaro (Universiteti i Genova-s), i konsideruar si babai i kirurgjisë ndaj obezitetit në gjithë botën, ka prezantuar rezultatet e të parit studim kërkimi të realizuar prej tij për herë të parë në gjithë botën, ku jepen rezultatet e 20 pacientëve të tij, por që së shpejti do të provohet edhe në 20 spitale italiane ne mbi 600 pacientë.Në këtë studim, të realizuar në Spitalin San Martino të Genova -s, parashikohej rekrutimi i 20 pacientëve, të gjithë mbipeshë ose me një obezitet të lehtë.

Sot – është shprehur Scopinaro – asnjë prej tyre nuk bën përdorim ilaçesh, dhe nuk mban asnjë lloj diete për diabetikët, që nga dita që dalin nga spitali. Për 10 prej tyre, në kontrollin e parë, 1-2 muaj pas operimit glicemia ishte normale në 3 raste dhe poshtë nivelit të rrezikut në 4 raste të tjera; pas katër muajsh, në të gjitha raste që janë kontrolluar, kanë rezultuar nën nivelin e rrezikut».

Statistikat
80% e diabetikëve është mbipeshë ose obezë, dhe pikërisht, nisur nga observimi i rezultateve të kirurgjisë mbi obezët, Scopinaro – i emëruar Anëtar Nderi i American College of Surgeons (ACS) – ka arritur të japë udhëzimet për aplikimin e Diversione biliopancreaticà në terapinë ndaj diabetit. Kjo ndërhyrje, është përdorur dhe më parë, dhe është një nga operimet më të përdorura në kurë kundër obezitetit. Konsiston në krijimin e dy kanaleve gastrikë që dalin nga stomaku : në njërin kalon ushqimi, ndërsa tek tjetri vetëm sekrecioni biliopankreatik, që është i domosdoshëm për tretjen. Rezultatet e studimit tregojnë dhe për normalizim të niveleve të kolesterolit e triglicerideve në pothuajse në të gjitha raste dhe shërim nga hipertensioni në80% të rasteve.

Duke parë rezultatet e këtij studimi, do të bëhet një studim akoma më i madh (600 pacientë) duke provuar dy mënyrat: 300 sipas metodës së diversione biliopancreatik dhe pjesa tjetër do t’i nënshtrohet një by-passi gastrik. Këta 600 pacientë do të mbahen nën kontroll për një periudhë prej 10 vjetësh, për të parë dhe mbajtur nën kontroll dhe pasojat e mundshme që mund të paraqiten.

Ilacet

Historikisht mjekimi i diabetit është bërë duke luftuar pasojat (simptomat) dhe jo shkaqet që e shkaktojnë atë. Kjo tregon se shumë ilaçe për diabetin parandalojnë atë që diabeti shkakton si për shembull etjen e tepruar, urine, irritimin, dobësinë dhe lodhjen.

Këto ilaçe i lehtësojnë këto simptoma por ato nuk funksionojnë duke bërë një organizim të ndjeshëm ndaj insulinës, që është shkaku i 95% të rasteve të diabetit tipi II. Shumica e këtyre ilaçeve funksionojnë duke rritur sasinë e insulinës së prodhuar nga organizmi, ngadalësuar çlirimin e glukozës nga mëlçia ose duke ngadalësuar thithjen e ushqimit nga zorrët. Përderisa këto ilaçe nuk e rrisin ndjeshmërinë e organizmit ndaj insulinës këto ilaçe nuk e fitojnë dot luftën kundër diabetit, ato veçse ndihmojnë në një betejë të humbur.

Diabetikët që mbështeten shumë në ilaçe përgjithësisht nuk e kontrollojnë mirë nivelin e glukozës në gjak. Në fakt sa herë që glukoza lëviz në zonën e rrezikshme (200 mg/dl) më shumë dëm i bëhet trupit dhe mundësia për komplikacione rritet. Kjo u provua në testimin e madh 10 vjecar që Instituti Kombëtar Amerikan i Shëndetit bëri mbi kontrollin e glukozës tek diabetikët.

Studimi tregoi se hiperglicemia (nivel i lartë i sheqerit në gjak) çon në dëmtim nervor dhe vaskular që nga ana e tyre rrezikojnë sytë, nervat dhe veshkat. Megjithëkëtë studimi nxori se kontrolli i kujdesshëm i glukozës me anë të një regjimi të rreptë dhe ushtrime fizike e ul rrezikun për komplikacione nga 50% deri në 75%.

Doktorët kanë 5 kategori ilaçesh për trajtimin e diabetit tipi II, por të gjithë ato kanë efekte anësore. Dhe nuk ndihmojnë nëse përdoren të vetëm kundra sëmundjes. Të gjitha këto ilaçe kërkojnë që së bashku me to të merren masa të tjera për luftimin e diabetit (dieta + ushtrimet fizike etj,). Nëse nuk përfshihet të paktën dieta dhe ushtrimet fizike ju veçse po luftoni një betejë të humbur kundër një sëmundje që nuk ndalet kurrë pavarësisht se ju mund të përdorni ilaçin më të fuqishëm që ekziston.

Sulfoniluret
Ky lloj ilaçi ka dalë në qarkullim prej vitesh. Është mjekim nga goja. Emra të njohur që kanë në përbërje këtë ilaç janë minodiab dhe diabinesë. Këtu futet dhe Daunil (i njohur në Shqipëri). Këto lloj ilaçesh stimulojnë pankreasin duke rritur në këtë mënyrë sasinë e insulinës që derdhet në gjak. Kjo insulinë shtesë e detyron glukozën të hyjë në muskuj me sforcim.

Problemi me këtë ilaç është se ato nuk e rrisin ndjeshmërinë e organizmit ndaj insulinës por ato rrisin thjesht sasinë e insulinës (pra sasi dhe jo cilësi) dhe kjo e zgjidh problemin përkohësisht duke ulur nivelin e glukozës në gjak por krijon një problem afat gjatë sepse stimulon rritjen në peshë. Por disa diabetikë e kanë nivelin e insulinës shumë të lartë edhe pa e marrë ilaçin. Nivel që mund të shkojë deri në 5 herë më tepër se normalja. Procesi i rritjes se insulinës në gjak u shkakton shumë diabetikëve hipoglicemi (nivel i ulet sheqeri në gjak) për këtë arsye një nga pasojat e ilaçit është se të shtyn të hash sa më shumë.

Biguanidet

Ilaçet me ketë përbërje janë zhvilluar në vitin 1994. Ato veprojnë nga një drejtim i ndryshëm në krahasim me sulfoniluret. Në vend që të rrisin nivelin e insulinës ato ngadalësojnë sasinë e glukozës që prodhohet nga mëlçia dhe zorrët e vogla ku tretet ushqimi. Këto ilaçe janë më të përparuara se të sulfoniluret sepse nuk shkaktojnë rritje peshe ose ndonjë sëmundje zemre. Por këto ilaçe megjithëse janë më të përparuara kanë disa efekte anësore. Shkaktojnë probleme stomaku, diarre, ndjenjën e ngopjes abdominale etj. Njerëzit që vuajnë me zemër, mëlçi ose veshka këshillohen të mos e marrin këtë ilaç.

Alfa Glukozë
Disa nga këto ilaçe si për shembull Acarbose, ngadalësojnë edhe shpërbërjen e sheqernave në zorrët e vogla duke ndërhyrë në enzimën me të njëjtin emër, enzimen alfa glukozë. Kjo enzimë bën shpërbërjen në sheqernave që ndodhen në ushqimet që hamë. Duke ndaluar këtë enzime nga funksionimi nuk bëjmë gjë tjetër veçse parandalojmë rritjen e sheqerit në gjak.

Thiscolidinidioni

Ilaçi më i ri i dalë në treg. Emri në kutinë e ilaçit: REZULIN.
Ky është ilaçi i parë që ndihmon trupin që ta përdore më mirë insulinën duke stimuluar pjesët thithëse të indeve të ashtuquajturat vendkalimi nëpërmjet të cilave glukoza hyn në qelizë nga gjaku. Nga studimet e bëra në pacientë që përdorën ketë ilaç dhe ilaçin e parë (sulfoniluret) rezultoi se megjithëse kishte ulje të glukozës përsëri kishte rritje në peshën trupore. Ky ilaç ka efekte anësore kryesisht në mëlçi.

Insulina
Insulina është përdorur gjithnjë në diabetin tipi 1, ne njerëzit të cilët nuk prodhojnë dot insuline. Ndërsa ne diabetin tipi 2 insulina përdoret si mundësia e fundit e mbetur. Ne fakt rreth 29% e diabetikëve të tipit 2 mjekohen me injeksione insuline.

Dihet se praktikisht diabeti tipi 2, me anë të dietës dhe ushtrimeve fizike nuk duhet të arrijë në këtë pikë të injeksionit të insulinës. Pacienti që ka arritur në atë fazë që duhet patjetër injeksion insuline edhe sikur ta kuptojë më së miri rendësin e dietës dhe aktivitetit fizik tashme nuk gjejnë dot forca në personalitetin e tyre që ta fillojnë luftën nga e para.

Ata ja lëne çdo gjë në dorë ilaçeve. Insulina e zbuluar me 1922 vepron shpejt , brenda disa orësh pasi është marrë. Insulina detyron mëlçinë të ndalojë prodhimin e glukozës dhe të fillojë përdorimin e saj./albania/

One Comment

  1. vuajnga diaeti types2 qenga marsi ivitit 2002 ka dyvite qe perdri insulinen Lantus me 20 uitet ne 24ore, cfar medikamentesh merekomandoi peer te shmaur perdorii e insulie. Jufaleminderi.

Komento