Diabeti, ndërlikimet që sjell në këmbë

Diabeti, ndërlikimet që sjell në këmbë

OBSH: 15% e diabetikëve do të ballafaqohen në jetën e tyre me një ulcera të këmbës që kërkon trajtim mjekësor

Pas shumë vitesh progresi në trajtimin e diabetit, sot mund të pranojmë me lehtësi që problematika kryesore e kësaj sëmundjeje nuk qëndron më tek mbijetesa.

Shqetësimi i pacientëve dhe mjekëve përqendrohet tashmë tek komplikacionet kronike të diabetit si mikroangiopatia (retinopati, nefropati, neuropati) dhe makroangi-opatia (sëmundja ishemike e zemrës, sëmundjet arteriale të gjymtyrëve etj.).

Ndër ndërlikimet më shqetësuese të diabetit është dhe e ashtuquajtura “këmba diabetike”. Ky është komplikacioni që sjell numrin më të madh të diabetikëve të shtruar në spital dhe për të cilët shpenzimet janë të konsiderueshme. Nëse ne mendojmë për parashikimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që ka parashikuar një shifër tek 250 milionë diabetikë në 2025 krahasuar me 120 milionë të vlerësuar në 1996, duhet të rimendojmë për dimensionin që do të marrë ky problem. Vlerësime, gjithnjë të OBSH-së, thonë që në fakt 15% e diabetikëve do të ballafaqohen në jetën e tyre me një ulcera të këmbës që kërkon trajtim mjekësor.

Megjithatë, problemi më i madh i lidhur me një ulcera të këmbës në diabetikë është rreziku i amputimit, çka do të thotë prerje e këmbës: më shumë se 50% e gjithë amputimeve të mëdha, mbi kyçin e këmbës, kryhen në pacientë diabetikë. Në 84% të rasteve amputimi vjen si pasojë e ulceracionil të këmbës.

Shenjat

Çfarë është këmba diabetike? Pse shkaktohen ulcerat e tyre? Flitet për këmbë diabetike kur neuropatia diabetike dhe/ ose arteriopatia e gjymtyrëve të poshtme ndërhyjnë në funksionin ose në strukturën e këmbës. Të dy rastet të njohura gjithashtu si këmba neuropatike apo këmba ishemike janë shumë të ndryshme midis tyre, por në pjesën më të madhe, veçanërisht në moshën e avancuar, bashkëjetojnë si neuropafia edhe artcriopatia, domethënë flitet kështu për këmbën neuroishemike. Një komplikacion serioz i një këmbe diabetike që ka një ulcera të hapur është infeksioni, që është shpesh shkaku i vërtetë që sjell amputimin.

Këmba neuropatike

Këmba është një organ kompleks që kryen funksionin e saj, duke dhënë informacione trurit dhe duke marrë nga ai urdhra motorike. Informacionet ndijore na paralajmërojnë për vrazhdësinë e tokës, për temperaturën e ambientit, për presionin që ushtrohet mbi këmbën. Neuropatia diabelike prek si nervat ndijorë (neuropatia ndijore), ata motorikë (neuropatia motorike) dhe nervat autonome (neuropati autonome). Këmba neuropatike është një këmbë në të cilën neuropatia diabetike ka përndryshuar ekuilibrin muskulor, perceptimin e stimujve dhe vetërregullimin vegjetativ.

Neuropatia ndijore

Prek organet e ndjeshmërisë së këmbës dhe fibrat nervore që i përcjellin ndjesitë trurit. Pasoja më e rëndë është ulja e pragut të dhimbjes deri në pandjeshmëri të plotë. Mungesa e dhimbjes mund të duket në pamje të parë si një përparësi, por është një fatkeqësi, pasi dhimbja është një shenjë që na paralajmëron që diçka po na dëmton. Neuropatia ndijore është kështu një patologji që lejon një traumë të arrijë deri në ven-dosjen e një lezioni (dëmtimi). Sot ekzistojnë metoda diagnostikuese të thjeshta dhe të sigurta, të cilat mund të zbulojnë praninë e hershme të një neuropatie ndjesore. Ndjeshmëria e prekjes vlerësohet nga një fije najloni me diametër të paracaktuar (monofilamenti Scmmes-Weinstein) që i vihet afër këmbës. Nëse subjekti nuk lajmëron se fija e hollë është mbështetur në këmbë, kjo tregon siç ka humbur ndjeshmëria ndaj prekjes.

Neuropatia motorike

Prek fijet nervore që inervojnë muskujt e këmbës, çka bën që ata të reagojnë në mënyrë të çrregullt ndaj stimujve të trurit. Kjo derivon në çrregullim të balancimit të muskujve fleksorë dhe ekstensorë. E gjitha kjo çon në një deformim të shputës së këmbës dhe reduktim të sipërfaqes së mbështetjes dhe në fund në shfaqjen e kalloziteteve të shputës së këmbës të njohura me emrin shkencor “hiperkeratoza”. Hiperkeratoza është një përpjekje për t’u mbrojtur nga ngarkesa të tepërta, por është një mbrojtje e paqëndrueshme pasi me kalimin e kohës nëse nuk është eliminuar apo zvogëluar. Presioni në pikën hiperkeratozike do të formonte hematoma dhe nga dërrmimi në vazhdimësi i mbingarkesës do të kalojë në një ulcera të pashmangshme.

Neuropatia autonome

Ndikimi i neuropatisë autonome është shumë më pak i njohur dhe ndoshta më pak i rëndësishëm se ndikimi shkatërrues i neuropatisë ndijore dhe motorike. Pasoja e menjëhershme, më e dukshme e neuropatisë ndijore është dehidrimi i këmbës që i detyrohet mosfunksionimit të fijeve nervore që rregullojnë prodhimin sekretues të gjëndrave të këmbës. Thatësia shkakton çarje apo dëmtime më të rënda të këmbës, duke u bërë kështu një portë hyrëse për mikroorganizmat patogjene.

Parandalimi

Mbrojtja më e mirë është njohja e problemit. Mos përdorni ngrohje të drejtpërdrejta (shishe me ujë të nxehtë, kalorifer, radiator etj.). Vishni këpucë të rehatshme, me taka jo më shumë se 4 cm. Kur vishni këpucë të reja kontrolloni këmbët pas pak minutash.

Këmba e ulceruar, parandalimi

Në këtë rast janë të nevojshme këpucë specifike sipas problemit ose në qoftë se ulcera ka çuar deri në amputim, atëherë përdoren këpucë mbrojtëse vetëm për pjesën e kërkuar. Parandalimi i një ulcere duhet të jetë detyrë e të gjitha qendrave diabetologjike. Trajtimi i një ulceracioni është i lidhur me disponibilitetin e burimeve të këtyre qendrave, si në aspektin e mjeteve dhe atë të profesionistëve të dedikuar. Rezultatet më të mira për të marrë një reduktim të ndjeshëm të amputimeve madhore arrihen në struktura të caktuara që kanë në dispozicion të gjithë mjetet dhe profesionalitetin e nevojshëm.

Këshilla

Shikoni dhe lani këmbët tuaja çdo ditë.

Kontrolloni temperaturën e ujit me bërrylin tuaj ose me një termometër.

Thajini plotësisht, butësisht, mund të përdorni edhe një tharëse flokësh.

Përdorni çorape që nuk shtrëngojnë dhe ndryshojini ato çdo ditë.

Hidratoni këmbët tuaja të thata me krem specifik.

Mos përdorni instrumente të mprehta.

Pritini thonjtë me gërshërë me kujdes dhe rrumbullakosini me limë kartoni.

Shmangni të ecurinë zbathur./standard/

One Comment

  1. Pershendetje.kame nje te aferte me diabete dhe i ka dale nje plage ne kembe por ka nje vite qe nuk po i shkone, munde te me ndihmoni se si tia mjekojeme. i kame marre nje kure me te tille emera, NEURONTIN 800mg. dhe THIOCTACID-Filmtabletten 600mg.Ju faleminderit

Komento