Diabeti shkakton krijimin e sëmundjes së Alzheimerit?

Diabeti shkakton krijimin e sëmundjes së Alzheimeri

Njerëzit që vuajnë nga diabeti kanë dy herë probabilitet më të madh që në jetën e mëvonshme do të zhvillojnë sëmundjen e Alzheimerit, ose ndonjë lloj tjetër të dementias, në krahasim me ata që kanë shkallë normale të sheqerit në gjak.

Hulumtuesi kryesor dr. Yutaka Kiyohara  dhe ekipi i tij nga Universiteti Kyushu në Japoni, kanë përcjellë më shumë se 1000 meshkuj dhe femra në moshën mbi 60 vjet. Pjesëmarrësit e hulumtimit janë testuar në tolerancën ndaj glukozës për të zbuluar nëse kanë diabet.

Pjesëmarrësit pastaj janë përcjellë mesatarisht 11 vjet, dhe pastaj janë testuar për dementia. Hulumtuesit kanë zbuluar se si tek 232 pjesëmarrës është zhvilluar sëmundja e Alzheimerit.

Kanë zbuluar që tek 27 për qind e personave me diabet është zhvilluar sëmundja e Alzheimerit, në krahasim me 21 për qind tek personat që nuk kanë pasur diabet.

Rezultatet kanë mbetur të njëjta edhe pasi që hulumtuesit kanë marrë parasysh edhe faktorët siç janë tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli dhe pirja e duhanit.

Rreziku nga sëmundja e Alzheimerit po ashtu ka qenë më i lartë tek njerëzit që nuk kanë pasur diabet, por kanë pasur tolerancë të dëmtuar ndaj glukozës, ose siç njihet më shumë, paradiabeti.

Përveç kësaj, hulumtimi ka treguar se si rreziku nga zhvillimi i dementias është rritur konsiderueshëm kur niveli i sheqerit në gjak ishte ende i lartë edhe dy orë pas shujtës.

“Rezultatet tona theksojnë nevojën që diabeti të shqyrtohet si faktor potencial i rrezikut për demtia,” përfundon Kiyohara.

Komento