Diabeti tek adoleshentët si ta përballojmë

Diabeti tek adoleshentët si ta përballojmë

Është e rëndësishme që prindërit të informohen në lidhje me mënyrat e menaxhimit të diabetit nëqoftëse fëmija i tyre në adoleshencë vuan nga diabeti.

Më poshtë gjeni 5 strategji mbështetëse se si një adoleshent mund të përballet me situatën në të cilën ndodhet.

1: Zhvillimi i vetëmbështetjes
Gjatë rritjes i keni mësuar fëmijës si të menaxhojë diabetin si psh, të ngrënit rregullisht, të ushtrojë një aktivitet fizik, të marri insulinën rregullisht dhe të monitorojë sheqerin në gjak.
Adoleshenca është mosha më e vështirë për arsye se ata fillojnë të marrin vendime vetë në lidhje me trajtimin dhe menaxhimin e diabetit duke mos i marrë parasysh këshillat e prindërve.
Mund të preferojnë të shkojnë vetë tek doktori dhe ndonjëherë të jetë jo mirëkuptues me profesionistët e shëndetit . Në këtë rast prindërit duhet të mbajnë kontakt me mjekun dhe me fëmijën tuaj në lidhje me sëmundjen duke respektuar gjithmonë vendimet e fëmijëve.
Gjithsesi fëmija juaj nuk duhet të ketë frikë të pyesi apo të kërkojë ndihmë psh gjatë sezoni të provimeve mund të kërkojë leje nëqoftëse nivelet e sheqerit në atë periudë i ka të larta dhë shpeshherë bëhet e vështirë menaxhimi i stresit Mirë do ishte që të frekuentonin grupe mbështetëse në të cilat adoleshentët ose prindërit të takoheshin me njëri tjetrin dhe të ndanin eksperiencat e tyre në lidhje me diabetin .

2: Të kuptosh metabolizmin e fëmijës tënd
Gjatë adoleshencës mund të jetë mjaft e vështirë të kontrrollohet niveli i glukozës për shkak të ndryshimeve në organizëm të cilat ndikojnë në metabolizëm..Kërkuesit besojnë se hormoni i rritjes GH, i cili, ndikon në rritjen e kockave dhe të muskujve gjatë pubertetit, ndikon gjithashtu dhe në veprimin e insulinës. Adrenalina, një hormon tjetër ndikon gjithashtu : kur nivelet e glukozës në gjak bien, adrenalina çlirohet dhe stimulon çlirimin e glukozës që është rezervë në trup.
Këto hormone ndikojnë në nivelin e glukozës duke e variuar nga niveli i lartë deri në nivel të ulët. Shpeshherë duhet të inkurajoni fëmijën tuaj të pranojë nivelin e pakontrrolluar të glukozës, ti thoni që nuk është faji i tij dhe që nuk duhet në asnjë mënyrë të heqi dorë nga kontrolli i nivelit te sheqerit në gjak.

3: Duhet të kuptoni mënyrën e jetesës së adoleshentit
Diabeti nuk duhet të pengojë të shijuarin e jetës dhe është e rëndësishme që fëmija juaj ta kuptojë këtë fakt dhe të gjejë strategji të menaxhojë diabetin pa ndikuar në stilin e jetesës.
Ata mund të duan të konsumojnë “fast food”, të shkojnë në mbrëmje festive, të veprojnë sipas momentit dhe ata mund ti bëjnë këto gjëra. Duhet që t’a ndihmoni fëmijën të ketë një jetë sociale të lirë dhe të lehtë por duhet të mbajë nën kontrroll diabetin.
Ju mund t’ja shpjegoni fëmijës edhe me anë të ndihmës së mjekut dhe dietologut disiplinën që ai duhet të ndjeki për të mbajtur në kontroll diabetin. Në këtë mënyrë fëmija juaj mund të jëtë më i lirë sesa duke e mbajtur diabetin jashtë kontrollit.
Kërkuesit kanë vënë re se adoleshentët kanë një jetë me të mirë (ndihen më të kënaqur me jetën e tyre, shqetësohen më pak për gjëndjen në të cilën ndodhen, me mënyrën si ajo ndikon në jetesën e tyre dhe ndihen të shëndetshëm) nëqoftëse e mbajnë nivelin e sheqerit nën kontroll edhe nëqoftëse kjo do të thotë që të marrin insulinë 3-4 herë në ditë.

4: Kujdes në lidhje me presionin e shoqërisë (grupit)
Duhet të kuptoni se cfarë duhet të përballojë fëmija juaj,përveç ndryshimeve emocionale, sociale dhe fizike por dhe faktin që ai do të përbëjë një minoritet në shkollë për arsyen e sëmundjes.
Gjatë adoleshencës është mjaft e rëndësishme që të jesh pjesë e turmës, prandaj mund të jetë e sikletshme për një adoleshent të monitorojë gliceminë apo të marri nsulinën, Duhet ta inkurajoni fëmijën tuaj t’ju tregojë shokëve të tij për diabetin dhe sugjeroji sesi mund ta ndihmojnë ata. Psh, mund ti mësojë shokët sesi duhet të veprojnë ata nëqoftëse atij i ndodh hipoglicemia (ulja e sheqerit si pasojë e mungesës së ushqimit ose një sasie të madhe insuline, duke rezultuar me simptoma të tilla si të dridhura, djersitje, dhimbje koke, dobësi dhe shikim i dyfishtë)
Gjithashtu dhe komentet nga njerëzit e tjerë mund të shkaktojnë siklet, prandaj pyet femijën tënd sesi ai do të donte që ju si prindër të shpreheshit përpara të tjerëve në lidhje me sëmundjen e tij.

5: Jini realist dhe kërkoni ndihmë kur ju nevojitet
Adoleshenca është një periudhë e vështirë si për prindërit dhe adoleshentin. Mund të ndodhi që fëmija që jetë mësuar të bindej me gjithçka që ju sugjeronit . Gradualisht ai bëhet jo bashkëpunues dhe rebelues ndaj menaxhimit rutinë të diabetit , duke preferuar të konsumojnë ushqimin pa limite dhe duke refuzuar të monitorojnë nivelin e sheqerit.Në këtë rast duhet të kërkohet ndihma mjekësore.
Sipas studimeve është vënë re që pesha e familjes ulet kur fëmija ka një monitorim te glukozës dhe ndjekje të terapisë mjekësore.

E vërteta është se prindërit e një fëmije diabetik duhet të përballen me sfida më të vështira se prindër të tjerë e megjithatë ata nuk duhet të ndihen vetëm dhe të vënë poshtë nga sëmundja e fëimijëve të tyre. Madje ata mund të ndihmojnë edhe fëmijët e tyre që të kalojnë dhe të menaxhojnë më sukses këtë etapë të jetës së tyre.

(BalkanWeb)

Komento