Diagnoza dhe trajtimi parakanceroz i qafës së mitrës

2

Ndryshimet cervikale prekin qafën e mitrës (cervikun), pjesa e cila bashkon vaginën me mitrën. Ndryshimet ndodhin në kufirin e epitelit i cili mbështjell qafën e mitrës dhe vaginën. Në këto zona shfaqen anomali të cilat klasifikohen si ndryshime të një shkalle të lartë ose të ulët.

Tek ndryshimet e shkallës së lartë bëjnë pjesë kanceri apo karcinomi in city,  ndryshimi i qelizave  pa invazim të cilat trajtohen me metoda më të thjeshta.  Nëse nuk diagnostikohen në kohë, të gjitha këto ndryshime mund të shndërrohen në kancer invaziv. Shkak për shfaqjen e këtyre ndryshimeve janë infeksionet virale të HPV.  2

Ekzistojnë disa lloje të viruseve HPV, të cilat ndahen në viruse me rrezik të lartë dhe viruse me rrezik të ulët.  Sipas Dr. Mirosllav Temellvoskit, gjinekolog-akusher, në spitalin klinik ‘’Acibadem Sistina’’, simptomat më të shpeshta janë: gjakderdhja dhe rrjedhja e pazakontë  vaginale, si dhe shfaqja shumë e rrallë e dhimbjes dhe gjakderdhjes gjatë aktit seksual. Zakonisht, ndryshimet shfaqen pa simptoma,  kjo është dhe arsyeja përse gjinekologët insistojnë për kryerjen e kontrolleve të rregullta.

PAP test – Një herë në vit

Në spitalin klinik ‘’Acibadem Sistina’’, ka nisur zbatimi i PAP testit më bashkëkohor për shqyrtimin e kancerit në qafën e mitrës Thin Prep (Liquid based cytology).  Nëse me testin konvencional bënim lyerje në sipërfaqen e xhamit, e cila më pas fiksohej dhe ngjyrosej, këtu, qelizat vendosen direkt në lëndën e lëngshme. Diagnostikimi është shumë specifik dhe i ndjeshëm. Nëse ekziston ndonjë dyshim për çfarëdo lloj ndryshimi, me anë të të njejtës mostër mund të bëhen shqyrtime të tjera plus, pa pasur nevojë që të bëhen kontrolle të tjera dhe tipizimi i HPV.

Trajtimi

Në varësi të ndryshimeve, nëse  ato bëjnë pjesë në shkallën e lartë apo të ulët, përveç PAP testit, duhet bërë edhe kolposkopia. Kjo është një procedurë me anë të së cilës ndryshimet shikohen vizualisht, të cilat ndodhin në përplasjen dhe kufirin e pllakës së epitelit me shumë shtresa dhe epitelit cilindrik. Në varësi të rezultateve të PAP testit dhe kolposkopisë, procedura pasardhëse është biopsia. Kjo është një procedurë e marrjes së mostrave në ato vende ku ndryshimet janë më të theksuara dhe të dukshme vizualisht. Pas analizës patohistologjike dhe vendosjes së diagnozës bëhet përcaktimi i trajtimit. Trajtimi mund të jetë kirurgjik me anë të lazerit, i cili heq shtresat sipërfaqësore të epitelit me ndryshime të dukshme, ndërsa një teknikë më invazive është konizimi.  Konizimi është një teknikë operative me anë të së cilës hiqet pjesë nga qafa e mitrës në formë koni. Më pas vjen verifikimi histopatologjik i preparatit, dhe në varësi të gjetjeve histopatologjike ,konizimi  përveç procedurës diagnostikuese është procedura përfundimtara terapeutike. Pacientet me rrezik të ulët të virusit HPV, zakonisht trajtohen në mënyrë konzervative, shpesh me antioksidantë dhe stimulus të sistemit imunitar. Tek llojet me rrezik të lartë, pa ndryshim të epitelit, përdorim trajtim më konzervativ me antioksidantë dhe imunostimulues, por ndonjëherë mund të jetë i nevojshëm edhe trajtimi  me lazer vaporizues, në rast se ka ndryshim dhe verifikim histopatologjik të tyre, rekomandojmë që të diagnostikohen përsëri me anë të konizimit.

Komento