Home » Këshilla për Prindër » Diarreja dhe temperatura tek femijet

Diarreja dhe temperatura tek femijet

Edhe fëmijët, ashtu si dhe moshat e treta, janë njëlloj të rrezikuar nga rritja e temperaturave.

Shqetësimet që shfaqen te kjo kategori manifestohen në forma nga më të ndryshmet, ku në masë janë prezente të vjellat dhe diarreja. Këto komplikime, nëse nuk trajtohen në kohë, mund të bëhen burim sëmundjesh të tjera me pasoja të rënda shëndetësore për fëmijët e vegjël.

Më të rrezikuar janë fëmijët deri në një vjeç si dhe fëmijët që qëndrojnë për një kohë të gjatë në diell, çka mund të çojë deri në dehidrimin e trupit të tyre.

Ekspozimi në temperatura të larta është i rrezikshëm për fëmijët, pasi si pasojë e humbjes së lëngjeve nga djersitja e shpejtë mund të shfaqen sëmundje apo problem të rënda, siç është diarreja apo dhe raste të tjera, të cilat mund të shoqërohet dhe me të vjella. Shkaqet që mund të çojnë fëmijën deri në këtë pikë nuk kanë të bëjnë vetëm me temperaturat e larta, por dhe me faktorë të tjera, si kequshqyerja, intoksikimet e të tjerë faktorë.

Kështu, dhënia e ushqimit që nuk korrespondon me moshën e fëmijës dhe që ka përmbajtje të lartë yndyrash, ose në rastet kur është e infektuar dhe e ruajtur në kushte jo të duhura higjienosanitare mund të kthehen në shkaqe për manifestimin e diarresë dhe shfaqjen e të vjellave. Ky rrezik është dy herë më i lartë gjatë kësaj stine, pasi stimulohen dhe nga temperaturat gjithnjë e më shumë në rritje.

Gjithashtu, shkaktarë mund të bëhen dhe infeksionet e shumta që mund të ketë kaluar fëmija në periudha të ndryshme. Një ndër shkaqet kryesore që shkakton diarrenë, është humbja e sasisë së lëngjeve, që çojnë deri në dehidrim, ndaj dhe një ndër simptomat kryesore është tharja e trupit. Kryesisht, kjo ndodh te moshat e vogla, që për shkak të veçorive të tyre individuale dehidrojnë më shpejt.

Ndërsa shenja të tjera që manifestojnë këtë lloj komplikacioni fillojnë nga heqja e barkut dy deri tri herë gjatë ditës, urinimi më i paktë, etje ekstreme dhe e shpejtë. Në pjesën të madhe të kohës fëmijët bëhet tepër të dobët, kanë humbje të përqendrimit dhe ulje të rezistencës trupore, përjetojë tharje të shpejta të buzëve, turbullim të shikimit, probleme të lëkurës e të tjera të ngjashme. Megjithatë, manifestimi i simptomave varet nga veçoritë individuale të fëmijëve.

Momentalisht, fëmijët mbi moshën njëvjeçare janë dhe më të rrezikuar për vetë faktin se nuk janë të mbrojtur nga agjentët shkaktues. Kjo sepse deri në këtë moshë nënat i ushqejnë fëmijët me gji, çka është element mbrojtës ndaj shkaktimit të diarresë. Ndonjëherë, kjo sëmundje mund të jetë ngjitëse, gjithmonë e ndikuar nga faktorët që është shkaktuar.

Ndërsa për rastet kur shoqërohet me të vjella, nëse trajtohet brenda një kohe të shkurtër, ato ndërpriten pas 8-12 orësh. Në të kundërt, situata mund të përkeqësohet dhe duhet shkuar menjëherë te mjeku. Rast tjetër kur duhet të shqetësohemi është nëse jashtëqitjet e fëmijëve shoqërohen dhe me gjak. Në këtë rast, gjendja shëndetësore paraqitet e rëndë. Këshillohet përdorimi i ujit të zier, që duhet tua japin fëmijëve për konsum gjatë gjithë ditës.

Mund të përdoret dhe në forma të tjera, siç është çaji, qumështi apo kosi. Çdo gjë duhet të jetë e zier si dhe duhet të përdoren ushqime të cilat lejojnë që fëmija të mos vuajë nga diarreja. Ndër to do të përmendim frutat, që duhet të jenë sa më të larmishme. Pjeshka qershia dhe dardha janë të tria fruta që japin diarre, ndaj dhe nuk duhet të konsumohen shumë.

Njëkohësisht, duhet të themi së raste të caktuara diarreja apo të vjellat mund të jenë dhe ngjitëse për personat që janë në ambientet pranë të sëmurit. Këshillohet që të shtohet pak doza kripe pasi humbet shumë djersë, pasi fëmija mund të vuajë nga dehidrimi. Për këtë duhet filluar me dhënien e lëngjeve menjëherë, nëse fëmija shfaq shenja të diarresë. Ku është e rëndësishme gjithmonë të marrë më shumë sesa ka shpenzuar për të balancuar dhe peshën trupore si dhe humbjet.

Kujdes duhet treguar dhe me marrjen e lëngjeve, ku nuk rekomandohet pirja e lëngjeve apo pije të ëmbla, kjo sidomos për fëmijët e moshave shumë të vogla. Ndërsa për fëmijët më të mëdhenj mund të operohet dhe me dhënien e një ushqimi që është kontrolluar në mënyrë të kujdesshme.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress