Diarreja, kur duhet shkuar te mjeku

Diarreja, kur duhet shkuar te mjeku

Diarreja mund te jetë e rrezikshme tek të porsalindurit dhe të miturit. Te fëmijët diarretë e ashpra që zgjasin 1-2 ditë mund të çojnë në dehidrim. Dr. Altin Cekodhima

Kjo është arsyeja që diarreja te fëmijët nuk duhet neglizhuar. Dr. Altin Cekodhima, gastroenterolog, shpjegon shenjat e dehidrimit, trajtimin dhe parandalimin.

Diarreja dhe fëmijët

Fëmijët mund kenë diarre akute ose kronike. Shkaqet mund të jenë bakteriale, virale, parazitare, medikamentoze, çrregullime funksionale dhe ndjeshmëria ndaj ushqimeve. Infeksioni viral prej rotavirusit është shkaku më i shpeshtë tek fëmijët, i cili mund të shkaktoje diarre që ndalon brenda 3-9 ditësh.
Medikamentet që përdorën për trajtimin e diarresë tek rriturit mund të jenë të rrezikshme, në qoftë se përdoren tek fëmijët. Diarreja tek fëmijët mund të mjekohet vetëm nën ndjekjen e doktorit.
Diarreja mund te jetë e rrezikshme tek të porsalindurit dhe të miturit. Te fëmijët diarretë e ashpra që zgjasin 1-2 ditë mund të çojnë në dehidrim. Për shkak se fëmija mund të vdesë nga dehidrimi brenda pak ditësh, trajtimi kryesor tek fëmijët është dehidrimi.
Kur duhet të shkojmë te mjeku.
* Materialet fekale janë me gjak, qelb ose janë të zeza.
*Temperaturë mbi 38.5 gradë Celsius.
* Jo përmirësim të situatës pas 24 orësh.
* Shenja dehidrimi.

Dehidrimi

Shenjat e përgjithshme të dehidrimit përfshijnë:
* Etje
* Urinim më të rrallë
*Lëkurë e thatë

* Lodhje
* Marrje mendsh
* Urinim me ngjyrë të errët
Shenjat e dehidrimit

* Gojë dhe gjuhë e thatë.

* Mungesë të lotëve gjatë qarjes.

* Moslagia e pelenave për 3 ose më shumë orë.

* Bark, sy dhe faqe të zhytura (sunken abdomen).
* Temperature e lartë * apati ose nervozizëm.
* Lëkura nuk tendoset, pasi e tërheq ose e pickon.

Në qoftë se ju vëreni dehidrim tek fëmija juaj lajmëroni doktorin ose paraqituni menjëherë në qendër spitalore. Dehidrimi i ashpër mund të kërkojë hospitalizim.

Kur duhet takuar doktori

Edhe pse zakonisht diarreja mund të mos jetë dëmshme, ajo mund të bëhet e rrezikshme, ose mund të jete sinjal për një problem serioz. Ju duhet të takoni doktorin në qoftë se:
* Keni diarre për më shumë se 3 ditë.
*Keni dhimbje të forta të barkut dhe rektumit.
* Ju keni temperaturë 38.8 ose më të lartë.
* Ju shikoni gjak ose i keni feçet e zeza si qymyr.
* Ju keni shenjat e dehidrimit.
Në qoftë se fëmija juaj ka diarre, mos hezitoni të takoni doktorin. Ajo mund të bëhet e rrezikshme për jetën, në qoftë se lëngjet e humbura nuk zëvendësohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Analizat

Testet diagnostikuese për të gjetur shkakun e diarresë përfshijnë:
* Historia mjekësore dhe ekzaminimi fizik. Doktori do t’ju pyesë për mënyrën se si ushqeheni, nëse keni përdorur ndonjë mjekim, ose do t’ju ekzaminojë për shenjat e sëmundjes.
* Kultura e feçeve (koprokulturë). Kur bëhet mbjellja e feçeve për të parë nëse janë të pranishme: bakteriet, parazitët ose shenja të tjera sëmundjeje ose infeksioni.
* Analizat e gjakut, të cilat ndihmojnë në përjashtimin e pranisë së disa sëmundjeve.
* Testet e mospërdorimit të disa ushqimeve. Për të përjashtuar mundësinë e intolerancës ose alergjinë nga ndonjë ushqim, të cilat shkaktojnë diarre. Doktori mund t’ju këshillojë të shmangni laktozën (që gjendet në qumësht dhe nënproduktet e tij), karbohidratet, miellin ose ushqime të tjera, për të parë nëse diarreja ndryshon me këto përjashtime.
* Sigmoidoskopi. Për këtë ekzaminim doktori përdor një instrument të quajtur endoskop, që shikon në brendësi të rektumit dhe pjesë të poshtme të zorrës.
* Kolonskopia. Ky test është i njëjte si sigmoidoskopia, por në ndryshim këtu shihet komplet zorra e trashë.

Trajtimi

Në shume raste zëvendësimi i lëngjeve të humbura gjatë diarresë, për të parandaluar dehidrimin, është i vetmi trajtim i nevojshëm. Ilaçet për të parandaluar diarrenë mund të jenë ndihmëse në disa raste, por ato nuk janë të rekomanduara në persona që si shkak diarreje kanë infeksionet bakteriale, parazitare. Në këto raste diarreja është një reaksion mbrojtës i organizimit, duke stopuar atë e lëmë mikroorganizmin shkaktar në zorrë, duke zgjatur në kohë problemet. Si alternativ doktori mund të përshkruajë terapi me antibiotik.
Diarretë virale gjithashtu trajtohen me medikamente ose lihen të mbarojnë vetë procesin e tyre në varësi të ashpërsisë dhe llojit të virusit.

Parandalimi

Dehidrimi ndodh kur trupi gjatë diarresë humbet shumë lëngje dhe bashkë me to dhe elektoritë (mikroelemente si kalium dhe natrium). Lëngjet dhe mikroelementet duhet të zëvendësohen menjëherë, sepse trupi nuk mund të kryeje funksionet bazë të tij pa to. Dehidrimi në veçanti është i rrezikshëm tek fëmijët, të cilët mund të vdesin brenda disa ditëve.
Edhe pse uji është i rëndësishëm në parandalimin e dehidrimit, ai nuk përmban mikroelemente. Për të mbajtur në normë nivelin e elektroliteve ju mund të merrni: supë, e cila përmban natrium, lëngje frutash, fruta të buta ose perime, të cilat përmbajnë kalium.
Për fëmijët shpesh rekomandohet një tretësire e veçantë dehidrimi, që përmban ushqyesit që atyre iu nevojiten. Kjo tretësirë mund të blihet në farmaci pa përshkrim nga mjeku.

Këshilla për ushqim

Derisa diarreja të kalojë mundohuni të evitoni qumështin dhe nënproduktet e tij, ushqimet me yndyrë, ushqimet me përmbajtje të lartë fibrash ose ushqimet shumë të ëmbla. Këto ushqime kanë tendencë të përkeqësojnë diarrenë.
Pasi ju të përmirësoheni, ju mund të shtoni ushqime të buta në dietën tuaj, duke përfshirë bananet, oriz, patate të ziera, karrota të ziera dhe pulë të pjekur pa lëkurë dhe yndyrë.
Për fëmijët, mjekët pediatër mund të rekomandojnë: banane, oriz, mollë të grirë imët dhe tost. Këtë lloj diete amerikanet ndryshe e quajnë Brat (bananas, rice, applesauce, and toast).

Komento