Dieta dhe ushqimet që ulin presionin e gjakut

Dieta dhe ushqimet që ulin presionin e gjakut

Njerëzit që vuajnë nga hipertensioni e dinë mirë se ushqimi i duhur është thelbësor për të siguruar që presioni i gjakut të mos rritet.

Është e rëndësishme, që të bëni analizat përkatëse dhe vizitat specifike dhe të ndiqni një dietë që përballon presionin e ulët të gjakut dhe nxit mirëqenien e organizmit në tërësi. Shumica e mjekëve dhe specialistëve thonë se hipertensioni mund të kontrollohet, thjesht duke ndjekur një mënyrë korrekte dhe të ushqehemi si duhet.

Cila do të ishte dieta për ata që vuajnë nga tensioni i lartë?

Mjekët rekomandojnë disa ushqime specifike, ku më e rëndësishmja është përdorimi sa më pak i kripës. Një sasi e lartë e kripës në trup çon në një rritje të rrezikut për sëmundje të caktuara të zemrës, të enëve të gjakut dhe të veshkave. Por, gjithashtu për njerëzit me hipertension është rekomanduar të përpiqen për të frenuar konsumin e ushqimeve të skuqura, ose të pjekura, mishi, djathërat, yndyrat, çokollatat dhe ëmbëlsirave në përgjithësi. Po ashtu, sugjerohet dhe konsumimi sa më i pakët i pijeve të gazuara dhe alkoolit. Modeli që duhet ndjekur duhet të jetë pak a shumë sipas tabelës së mëposhtme. Por, për çdo person duhet të ketë këshilla dhe analiza mjekësore të specializuara, duke parë metabolizmin dhe mënyrën e tij të jetesës. Sipas mjekëve gjatë një ditë duhet të konsumoni:

– minimumi 45 për qind karbohidrate

– minimumi 15 për qind proteina

– minimumi 25 për qind yndyra

pjesa që mbetet, rreth 15 për qind duhet të përdoret ushqim sipas aktivitetit të secilit.

Gjithashtu, është edhe një listë më e detajuar e produkteve që duhen konsumuar për uljen e tensionit të lartë. Specialistët thonë se janë të rëndësishme ushqimet që përmbajnë kalium. Këto lloj ushqimesh ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve të tepërta, duke e ulur presionin. Tek ky grup futen: patatet, banania, molla, dardha, kajsia, rrushi dhe domatet. Të rëndësishme janë edhe ushqimet që përmbajnë kalcium, të cilat ndihmojnë për mbrojtjen e zemrës, të arterieve dhe ruajnë nivelet e natriumit dhe kaliumit. Si të tilla janë: perimet e gjelbra, brokoli, bishtajoret (bizelja, farat), qumështi, prodhimet e qumështit dhe bajamet. Një rol të rëndësishëm në uljen e presionit të gjakut, ose hipertensionit luajnë edhe ushqimet e pasura me vitaminë C, të tilla si: agrumet, rrepat, lakrat, mollët, selinoja, dredhëzat, ananasi, kivi dhe avokado.

Komento