Dieta e gjumit

Dieta e gjumit

Harrojini ushtrimet dhe numërimin e kalorive, për një dukje më vitale do të ju mjaftojë një orar më i gjatë i gjumit se zakonisht, sugjerojnë ekspertët amerikanë.

“Dieta e gjumit” do të mund të shihej si zgjidhja më e mirë nëse keni dispozicione gjenetike që kilogramët të ju ‘ngjiten”.

Me sa duket, më pak se shtatë orë gjumë në ditë nxit gjenet, të cilat e shkaktojnë mbipeshën, përderisa nëntë e më tepër orë e parandalojnë një gjë të tillë. Ekspertët deri te një zbulim i tillë kanë ardhur duke analizuar më shumë se 1000 binjakë. Duke marrë parasysh se binjakët kanë gjene të njëjta, kjo atyre ua kishte mundësuar që ta vërtetojnë nëse mbipesha është trashëgim apo ndikojnë edhe faktorët e jashtëm.

Ata kishin vërtetuar se më shumë gjumë praktikisht e parandalon mbipeshën. Vitin e kaluar, shkencëtarët nga universiteti në Uarvik kanë vërtetuar se mungesa e gjumit mund të ndikojë në shtypjen e lartë të gjakut te femrat, derisa kjo nuk ndikon te meshkujt. Femrat që flenë vetëm pesë orë, apo më pak, janë dyfish më të rrezikuara nga mbipesha.

One Comment

  1. Very interesting information!Perfect just what I was searching for!

Komento