Dieta e Hollivudit

dieta

Ditën e parë dhe të dytë hani nga një pjesë bukë dhe pini nga një filxhan me lëng domatesh çdo katër orë gjatë ditës.

Ditën e tretë dhe të katërt për kafjall hani një pjesë të bukës së thekur me një lugë të kafesë me mjaltë dhe pini një filxhan qumësht, për drekë hani një pjesë mish pa yndyrë, një pjatë sallatë dhe një pjesë buke të thekur.

Për zamër pini një lëngë të shtrydhur portokalli në të cilin keni përzier një të verdhë të vezës. Për darkë hani një pjesë buke të thekur me një filxhan çaj që cilin e keni ëmbëltuar me një lugë kafeje me mjaltë. Ditën e pestë dhe të gjashtë për kafjall zgjidhni mes dy portokajve ose dy mollëve.

Nuk bën ta kombinoni një mollë dhe një portokall. Për drekë përgatiteni një supë shtëpiake dhe hani një pjesë mish pa yndyrë me një pjesë buke të thekur dhe një lugë mjaltë. Për darkë hani përsëri një pjesë mish pa yndyrë me një sallatë dhe një pjesë buke të thekur.

 

Për ditën e shtatë dhe të tetë menyja është e njëjtë si e dy ditëve të para. Ditën e nëntë dhe të dhjetë përsëritet menyja e ditës së tretë dhe të katërt. Në ditën e njëmbëdhjetë shujtat janë të njëjtat me ato të ditës së pestë. Pas ditës së njëmbëdhjetë e tërë procedura fillon nga fillimi dhe pas 22 ditësh dieta është e përfunduar. Është e rëndësishme që gjatë dietës, por edhe jashtë saj, të pini sa më shumë ujë dhe pije të pagazuara.

Komento