Dieta e modeleve

Dieta e modeleve

Dieta e modeleveKjo është një dietë e shpejtë, përmes të cilës mund të humbni edhe deri në gjashtë kilogramë brenda dhjetë ditëve. Duke përmbajtur këtë regjim të ushqimit, Dieta e Manekineve ju mundëson ta mbani linjën e trupit.

Kjo dietë bazohet në ushqimin e pasur me vaj ulliri, perime, mish peshku dhe prodhime të qumështit me sasi të pakët të yndyrës, e përmes tyre do të shkrini dhjamin përreth stomakut. Brenda ditës hahen deri në gjashtë shujta në çdo dy orë e gjysmë. Me kafjallin mund të filloni kur të doni. Kjo dietë bazohet në shmangien e ushqimeve që grumbullohen përreth stomakut, siç janë: gjellët e gatuara, pijet e gazuara, alkooli dhe karbohidratet e përpunuara

Menyja

Kafjalli: Tri lugë të supës flluska ose çull me grurë me jogurt(1 për qind qumësht me yndyrë).

Zamra: Dy vezë të ziera.

Dreka: 150-200 gramë mish të zier pa yndyrë ose mish peshku dhe dy lugë oriz ose patate në një lugë vaj ulliri. Për më shumë mund të përdorni patate, oriz, spinaq, e për sallatë sugjerohen turshi ose perime të gjelbra.

Zamra: 100 gramë djathë (10 për qind qumësht).

Darka: Bukë të thekur me dy pjesë gjoks pule. Propozimi tjetër për darkë është mish të bardhë të pulës ose mish peshku me brokoli, borania në vaj ulliri.

Zamra: 200 gramë dredhëza ose kumbulla të thara ose sallatë me pemë (5 mollë, grejpfrut, 2 mandarina, kivi).

Është shumë me rëndësi, që për çdo ditë të konsumoni 2 litra ujë ose çaj të pa ëmbëltuar. Pa marrë parasysh dietën, aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm, sepse pa ushtrime nuk ka figurë të bukur. Jini aktivë në ushtrime për çdo ditë, së paku 30 minuta. Pas orës 20, nuk duhet të konsumoni asgjë, përpos ujit ose çajit.

Komento