Dieta e paleolitit

Dieta e paleolitit

Kjo dietë, e përpiluar nga profesor Loren Kordejn, bazohet në studimin që ka analizuar se cila ka mundur të jetë dieta e paraardhësve tanë të lashtë, nga periudha e paleolitit.

Edhe pse, në shikim të parë, kjo dietë mund të nënkuptojë konsumimin e sasive të mëdha të mishit, kjo nuk d.m.th. se ne duhet të hamë mish pa pjekë dhe rrënjë bimësh, por në rend të parë dieta e paleolitit nënkupton mos konsumimin e drithërave, sheqerit dhe aditivëve të ndryshëm.

Kjo dietë, sipas fjalëve të autorit të saj, profesor Kordejn, mund të bëjë mrekulli.

Gjatë 200 viteve të fundit, revolucioni industrial ka ndikuar shumë në ndryshimin e menysë sonë, ku dëmi i shkaktuar nga aditivët artificialë, të cilët shtohen për zgjatjen e afatit të përdorimit të ushqimeve nuk vihet në pyetje. Të gjitha këto ndryshime kanë ndikim negativ në shëndetin tonë dhe janë fajtori kryesor për sëmundjet e civilizimit bashkëkohor, duke përfshirë edhe mbipeshën, diabetin, sëmundjet e zemrës dhe kancerin.

Ushqimet që duhen evituar

Sheqeri, drithërat, patatet, produktet e qumështit, mishi i përpunuar (sallami, virshllet, pastetat …), çokollata, produktet nga mielli i misrit dhe sojës, majoneza, kripa, tharmi i bukës, uthulla (për sallata, preferohet përdorimi i lëngut të limonit).

Bazat e dietës paleolite

Evitimi i ushqimeve me mish të thatë, sheqerit, produktit të drithërave, bishtajave, produkteve të qumështit, tharmit të bukës, kafesë dhe alkoolit. Sidomos të ndaluara janë patatet, soja dhe misri, për shkak se janë të modifikuara gjenetikisht dhe në aspektin ushqyes. Mishi (duke përfshirë edhe frutat e detit) dhe vezët janë përbërësit më të rëndësishëm.

Lejohen të gjitha perimet, përpos fasules, bishtajave dhe patateve. Pemët, pemët me gëzhojë dhe farat (të gjitha, përpos kikirikëve) munden po ashtu që të konsumohen. Mjalti dhe pemët e terura mund të merren vetëm në sasi të vogël. Lejohen vetëm disa lloje të vajrave – ai i ullirit, i lirit dhe i kanolës (lloj bime). Preferohet edhe marrja e vajit të peshkut në kapsula. Nga pijet, lejohet vetëm uji dhe çaji, por edhe lëngjet e freskëta të pemëve, në sasi të vogla.

Ushqimet e lejuara

Kjo dietë lejon këto ushqime: vezët, të gjitha llojet e mishit, duke përfshirë edhe frutat e detit, perimet (kryesisht domatet, specat, qepët, kastravecët, kungulleshkat, patëllxhanin, karotën, lakrën, kërpudhat), të gjitha pemët, rreth 150 g mjaltë dhe pemë të terura në javë, vaj ulliri.

Preferohet që të konsumohen vetëm ushqimet kualitative, duke evituar të gjitha ushqimet e përpunuara. Pra, ushqimet e papërpunuara, ku përfshihen edhe farat dhe bërthamat, pemët dhe perimet pa amidon, pa produkte të qumështit dhe pa bishtaja – ky është parimi i dietës së paleolitit. Aty janë edhe disa ndryshime të domosdoshme: zëvendësimi i vajit ushqimor, zvogëlimi i përdorimit të yndyrave të ngopura dhe konsumimi i sheqernave të thjeshta. Këtë mund ta bëjnë të gjithë, ku zakonisht edhe qendrat e mëdha tregtare janë të furnizuara me këto gjësende ushqimore.

Përfundim

Nëse me të vërtetë i përmbaheni kësaj diete, atëherë me siguri se do të humbni kilet e tepërta. Por, te disa njerëz mund të paraqiten lodhja, dhembja e kokës dhe nevoja për ushqime të caktuara. Këto probleme largohen pas disa javëve dhe, nga ky moment, dieta bëhet e lehtë për të gjithë njerëzit. Ushqimet e kësaj diete janë më të shëndetshme sesa ushqimet e Dietës së Atkinsit, gjë që është konfirmuar edhe nga shumë nutricionistë.

Shembull i menysë

së kësaj diete

Kafjalli: Omëletë me spinaq dhe kërpudha

Zamra: Një grusht pemë mali

Dreka: Troftë e pjekur në prush, një sallatë e madhe e përzier me lëng limoni dhe vaj ulliri

Zamra: 1 karotë dhe 1 mollë

Darka: Mish pule i pjekur në prush, brokoli të zier, sallatë domatesh

Deserti: Arra të fërguara dhe mollë.

Komento