Dieta e shpejtë dhe normale

Dieta e shpejtë dhe normale

Dieta e shpejtë dhe normaleDieta braziliane është ndër dietat më të famshme, e cila mund t’ju bëj të humbni edhe 10 kilogramë për dy javë.

Kjo dietë ekziston në dy variante: e shpejtë dhe normale, transmeton Telegrafi.

Më poshtë e keni versionin normal, pasi që versioni i shpejt është shumë i varfër në vlerat ushqyese dhe mund të ketë efekte negative në shëndetin tuaj, prandaj nuk rekomandohet.

E hënë

Mëngjes: Një portokall, një banane, një gotë lëng portokalli

Diçka të shpejtë: Një gotë lëng portokalli dhe një rriskë tosti

Drekë: 100 gramë peshk të vluar dhe 100 gramë sallatë me perime të freskëta

Darkë: Njëjtë si në drekë

Para gjumit: Një gotë lëng portokalli dhe një rriskë tosti

E martë

Mëngjes: Një vezë të zier dhe një gotë lëng molle

Diçka të shpejtë: Një rriskë tosti dhe një gotë lëng molle

Drekë: 100 gramë mish të gatuar, dy patate të ziera

Darkë: 200 gramë peshk të zier, një vezë të zier, pjeshka

Para gjumit: Një gotë lëng molle, një tost

E mërkurë

Mëngjes: Një gotë qumësht, një rriskë tosti

Diçka të shpejtë: 100 gramë djathë

Drekë: 100 gramë oriz, sallatë me lakër të freskët të përzier me një lugë gjelle lëng limoni dhe majdanoz

Darkë: 100 gramë mish të gatuar, një mollë

Para gjumit: Një gotë lëng molle, një rriskë tosti

E enjte

Mëngjes: Një gotë lëng ananasi, 60 gramë ananas

Diçka të shpejtë: Një gotë lëng ananasi, një rriskë tosti

Drekë: 100 gramë mish të gatuar, një pjesë të vogël djathtë dhe një portokall

Darkë: Dy patate të ziera, sallatë me karote dhe vaj

Mëngjes: Një gotë lëng ananasi dhe një rriskë tost

E premte

Mëngjes: Një gotë lëng molle dhe një tost të vogël

Diçka të shpejtë: Një mollë dhe një portokall

Drekë: 150 gramë fish të zier, dy karota të vogla të ziera

Darkë: Një tas me supë të perimeve dhe një copë e vogël bukë

Para gjumit: Një gotë lëng portokalli dhe një rriskë tost

Komento