Dieta e zorrëve

Dieta e zorrëve

Dieta e zorrëveQuhet dieta Swift, por njihet ndryshe edhe si dieta e zorrëve. Një prej nutricionisteve më të famshme në Amerikë, Katie Madonna Swift, zbulon sesi t’ia bëjmë për të patur zorrë të shëndetshme. Kjo falë një diete që rregullon shumë funksione të organizmit dhe ndihmon në rënien në peshë.

Rezultati: një bark të sheshtë në katër javë. Sipas ekspertes, gjithçka varet nga mikrobiomat, sëbashku me bakteret e zorrëve dhe është pikërisht këtu ku duhet vepruar.

“Rukola, brokoli, kunguj dhe thjerrëza janë disa prej ushqimeve që ndihmojnë”, shprehet Swift. “Janë fibra tepër të rëndësishme për shëndetin dhe organizmin në përgjithësi”, shton ajo.

Nutricionistja sjell 10 hapa për të patur një zorrë të shëndetshme dhe një bark të sheshtë në vetëm 4 javë.

Kujdes me sheqerin – Në një studim të publikuar në Shkurt të 2014 – ës, disa shkencëtarë të Harvard dolën në përfundimin se ata që merrnin më shumë se 21 përqind kalori në ditë nga sheqeri, dyshifonin rrezikun për të vdekur nga kardiopatia (sëmundje e muskujve të zemrës), në krahasim me ata që ruanin një nivel nën 10 përqind të sheqerit.

Qëndrimi i dietologëve përballë yndyrave ka ndryshuar. Sot janë gjithnjë e më të këshillueshme vajrat e prodhuara industrialisht, të tilla si vaji i misrit apo kanole (canole oil). Bëni kujdes me yndyrat me origjinë shtazore, pasi ushqejnë baktere të rrezikshme që gjenden në zorrën e vogël. Nëse shumohen mund të shkaktojnë inflamacion në zorrë.

Qendroni larg – Fodmap janë ushqimet që përmbajnë karbohidrate të cilat ngamojnë lehtësisht zorrët. Në një zorrë të ndjeshme mund të shkaktojnë grumbullim të gazrave dhe fryrje. Megjithatë në disa raste përmbajnë edhe fibra të shëndetshme, ndaj këshillohet që të mos hiqni dorë përgjithmonë. Disa prej ushqimeve të pasura FodMap janë: Qumështi, djathi, kosi soja, hudhra, qepë, mollë etj.

Synoni ushqime probiotike – Ushqimet probiotike përmbajnë përbërës, fibra, ku ushqehen bakteret e zorrës, duke gjeneruar nënprodukte të fermentimit, që ndihmojnë shëndetin. Ndër ushqimet më të këshillueshme janë: hudhra, asparg, banane, tërshërë, bajame, karçoj dhe perime me gjethe jeshile.

Drithërat integrale – Drithërat integrale janë më tolerueshme nga zorrët e ndjeshme. Disa prej tyre janë, oriz i egër, amaranth, hikërror dhe quinoa.

Jo më shumë se një filxhan kafe në ditë – Kafeja dhe çaji i zi me kafeinë duhen konsumuar në mënyrë të kontrolluar. Kafeina e tepërt mund të rrisë nivelin e hormoneve të stresit dhe të ngacmojë zorrët.

Konsumimi i çokollatës së zezë ul rrezikun e sëmundjeve kardiake, ul presionin e gjakut dhe përmirëson ndjeshmërinë e insulinës. Ndaj konsumi i çokollatës së zezë është tepër i këshilluesh. Mjalti, ndryshe nga sheqeri është ushqim për bakteret e mira, megjithatë duhet konsumuar në mënyrë të moderuar.

Ushqimet e fermentuara – Procesi i fermentimit rrit vlerat ushqyese të ushqimeve. Produktet e fermentuara janë aleatë kundër shqetësimeve të zorrëve dhe në të njëjtën kohë favorizojnë edhe rënien në peshë.

Mos flini shumë në fundjavë – Gjumi i parehatshëm ndikon në shtimin në peshë dhe problemet me tretjen. Këshillohet që të ruani një orar të caktuar të vajtjes në shtrat dhe zgjimit në mengjes dhe të bëni 7 orë gjumë. Mos e teproni në fundjavë. Përpiquni të flini jo më shumë se një orë nga zakonisht.

Bëni Joga – Joga rikthen energjinë dhe ndihmon në largimin e simptomave si, fryrje dhe gazrat, forcon muskujt e barkut dhe ndihmon në mirëfunksionimin e zorrëve. Mjafton të provoni për një javë, çdo ditë 5 – 6 pozicione bazë.