Dieta fleksitariane

Dieta fleksitariane

Dieta fleksitarianeGjithnjë e më shumë njerëz, të cilët eksperimentojnë me ushqim vegjetarian, deklarohen si vegjetarianë, por në fakt kohë pas kohe hanë mish dhe peshk. Ata janë fleksitarianë.

Fjala fleksitarian është kombinim i dy fjalëve: fleksibilitet dhe vegjetarian. Termi është krijuar para dhjetë vjetësh, ndërsa para tre vjetësh është botuar libri me titullin ‘Dieta fleksitariane: mënyrë kryesisht vegjetariane e humbjes së kilogramëve të tepërt, përmirësimit të shëndetit, parandalimit të sëmundjeve dhe zgjatjes së jetës”, të cilën e ka botuar ekspertja e dietave Dawn Jackson Blatner. Autorja pohon se si nuk është e nevojshme që të hiqet krejtësisht dorë nga mishi, në mënyrë që të kënaqemi me të mirat që sjell vegjetarianizmi.

Sipas disa studimeve, fleksitarianët peshojnë për 15 për qind më pak sesa ata, të cilët hanë të gjitha ushqimet, kanë shkallë më të ulët të sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kancerit dhe jetojnë mesatarisht për 3 vjet më gjatë.

Fleksitarianët në menynë e tyre duhet që të shtojnë ushqime të reja, siç janë: tofuja, bishtajat, pemët me lëvozhga, farat, pemët dhe perimet e ndryshme, si dhe drithërat e plota. Sasia e rekomanduar ditore e konsumimit të kalorive është 1500 kilokalori, gjë që mundëson humbje graduale dhe të shëndetshme të peshës me përvetësim afatgjatë të një mënyre të tillë të të ushqyerit.

Shembull i menysë: 
Kafjalli: 1 fetë bukë nga drithërat e plota, 1.5 lugë gjalpë nga bajamet ose kikirikët, 1 mollë.
Dreka: 1 burger vegjetarian (buka prej drithërave të plota), 1/4 e avokados në feta, 1/4 e filxhanit me lakra Brukseli, 1 portokall.
Zamra: 3 rrotulla ananas të pa sheqer, 2 lugë të vogla xhenxhefil me sheqer, dy lugë të vogla arra të copëtuara.
Darka: perime në tigan të thellë me tofu: perime të përziera të fërguara shkurt në dy lugë të vogla me vaj të kikirikëve me pjesë të tofusë dhe me pak xhenxhefil të grirë, 1 filxhan me oriz të zier me ngjyrë të kafesë.

Burimi: Telegrafi.com

Komento