Dieta kundër plakjes

Dieta kundër plakjes

Dieta nga dr. Perikone është menduar që në parim të ndikojë në zvogëlimin e dëmtimeve të shtresave sipërfaqësore të cilat shfaqen si pasojë e ndikimit të radikalëve të lirë.

Doktor Perikone thekson se pas kësaj dite do të keni lëkurë më të bukur dhe më të shëndetshme, se do të zvogëlohet efekti i plakjes dhe se më mirë do ta mbrojmë trupin nga sëmundjet e ndryshme.

Kjo ditë nxit shumë shprehi të shëndetshme, duke përdorur artikuj që ndihmojnë në luftën kundër plakjes (si vaji i ullirit, perime dhe drithëra, mish të yndyrshëm peshku dhe frutat e malit).

Menyja:

Kafjalli:

– Omëletë me dy vezë (do të bënte mirë dhe një pjesë skumbri prej 150 g, i përgatitur në skarë), gjysmë ene flluska në të cilën enë mund të shtoni edhe një lugë fara të lirit, tri pjesë pjepri, 2,5 dl ujë burimi, qaj të gjelbër apo të zi.

Dreka

– Dy sallata të pasura me vaj ulliri dhe me lëng të freskët limoni, një pjesë skumbri nga skara (150 g) apo sardele me vaj ulliri, një pjesë pjepri dhe fruta mali, 2,5 dl ujë burimi.

Zamra e pasdites:

– Një mollë apo dardhë, 180 ml jogurt, 2,5 dl ujë burimi.

Darka:

– Një pjesë skumbri nga skara (150 g), dy enë me sallatë me vaj ulliri dhe lëng të freskët limoni, gjysmë ene perime të përgatitura (sugjerohet perime të gjelbra – spinaq, brokol), një pjesë pjepri, 2,5 dl ujë burimi.

Zamra e mëvonshme:

– Gjoks gjeldeti (55 g), fruta mali, pemë, tri apo katër badem, 2,5 dl ujë burimi.

Komento