Dieta me domate

Dieta me domate

Dieta me domateNjë grup i femrave, të peshave dhe moshave të ndryshme, për çdo ditë gjatë dy muajve kanë konsumuar një gotë me lëng domatesh.

Më e mira nga të gjitha është se shprehitë e tyre të zakonshme të të ushqyerit nuk kanë ndryshuar, kurse vetëm pas disa ditësh kanë arritur rezultate, sigurisht, në lidhje me humbje peshe.

Ekspertët theksojnë se kjo nuk është një humbje normale e lëngjeve nga trupi, por ka të bëjë me shkrirjen e yndyrës.

Pjesëmarrësit e këtij eksperimenti kanë humbur një mesatare prej 1.6 cm në bel, si dhe kanë regjistruar nivele dukshëm më të ulëta të kolesterolit në gjak, si dhe nivel dukshëm më të lartë të likoopenit, një antioksidues i cili ka efekt i dobishëm për shëndetin.

Domatja ka shumë pak kalori, 0.35 l e lëngut nga domatet ka vetëm 80 kcal.

Është e pasur me natrium, kalcium, kalium, magnez, vitamina B, C dhe A.

Për shkak të proporcionit të lartë të likopenit, që është i rëndësishëm për trupin tonë, është vërtetuar shkencërisht se lëngu i domateve pengon zhvillimin e qelizave të tumorit, pastron enët e gjakut dhe parandalon shumë sëmundje të zemrës.

Ky lëng stimulon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, ul presionin e gjakut, parandalon trombozën, rregullon punën e mëlçisë, pankreasit dhe fshikëzës së tëmthit.

Komento