Dieta me dredhëza

Dieta me dredhëza

Përdorni dredhëzat për ta filluar dietën më të re. Për katër ditë do të humbni katër kilogramë, e nuk keni nevojë as për ushtrime.

Vetëm përmbajuni planit të ushqimit dhe shtresat dhjamore do të shkrihen. Dredhëzat janë të pasura me vitamina C e kur bëhet fjalë për acidin folik, atëherë dredhëzat janë lider.

Dita e parë

Kafjalli: Sallatë me pemë. Merrni 250 gr dredhëza, i pastroni dhe i preni. Shtoni dhe gjysmë mollë dhe gjysmë bananeje. Në një enë përzieni gjithçka duke shtuar edhe një lugë mjaltë dhe 50 gr jogurt.

Zamra: Përzieni 100 gr dredhëza dhe 1 dl qumësht pa yndyrë, shtoni 1/2 e lugës mjaltë dhe 50 ml ujë pa gaz. Do të keni energji dhe ndjenja e urisë do të zhduket.

Dreka: Sallatë. 150 gr dredhëza, gjoks pule, 100 gr tranguj, 300 gr shparguj, 10 gr majdanoz, 20 gr arra të bluara, 1 lugë lëng limoni, 6 lugë gjellë prej perimeve, 1 lugë vaj ulliri.

Zamra: Jogurt me dredhëza.

Darka: Sallatë. Përzieni një patate me 1 kokë hudhër, 1 selino të zier, 1 dl jogurt, 50 gr djathë pa yndyrë dhe majdanoz.

Dita e dytë

Kafjalli: 2 pjesë bukë integrale të lyer me djathë me pak yndyrë.

Zamra: Pire me 200 gr dredhëza, shtoni 1 lugë gjalpë dhe 1 lugë mjaltë.

Dreka: Sallatë. Në tepsi përzieni dredhëzat (rreth 100 gr), gjysmë sallatë të gjelbër, domate, speca, jogurt pa yndyrë (rreth 50 gr), jogurt (1/2 dl), lëng limoni, kripë kripë dëshirës, bukë integrale.

Zamra: Koktej. Përzieni lëngun e dredhëzës (1 dl), jogurt pa yndyrë (1 dl) dhe lëng ananasi (1/2 dl).

Darka: Petulla me dredhëza. Petullat i piqni në tigan dhe i shërbeni me krem dredhëzash, pak djathë dhe 1 lugë mjaltë.

Dita e tretë

Kafjalli: Bollgur me gjysmë decilitër lëng molle, gjysmë banane dhe dredhëza.

Zamra: Koktej. Përzieni 1 dl jogurt me pak yndyrë, 100 gr dredhëza dhe 1 lugë mjaltë.

Dreka: 200 gr dredhëza të freskëta.

Zamra: Përzieni nga 1 dl lëng portokalli me dredhëza dhe 1 lugë mjaltë.

Darka: Pire nga një karotë e madhe e qëruar dhe një patate me pak qumësht. Shtoni gjalpë dhe pak ujë dhe përzieni mirë. E piqni në furrë 15 minuta.

Dita e katërt

Kafjalli: 2 pjesë bukë integrale me pak djathë pa yndyrë dhe 50 gr dredhëza.

Zamra: përzierje multivitaminash. Përzieni 1 portokall, 1 mollë dhe 100 gr dredhëza. Shtoni 1 lugë mjaltë dhe i përzieni edhe pak.

Dreka: Peshk me hudhër, majdanoz dhe rriska limoni. Në peshk shtoni edhe 50 gr dredhëza.

Zamra: Koktej. Në blender hidhni 150 gr dredhëza, 1 lugë mjaltë, lëng nga një limon dhe 1 dl ujë.

Darka: Sallatë. Piqni një patate dhe shtoni karota, spec, selino dhe lëng limoni. Përzini dhe disa dredhëza me djathë pa yndyrë dhe 1 dl jogurt.

Komento