Dieta më e mirë për heqjen e dhjamit nga barku

Dieta më e mirë për heqjen e dhjamit nga barku

Studimet kanë treguar se mënyra më e mirë e heqjes së shtresave të dhjamit rreth barkut është me anë të kombinimit të një të ushqyeri të ekuilibruar dhe ushtrimeve specifike.

Varësisht nga sasia e dhjamit në bark dhe bel, varet se a mund t’ju ndihmojë dieta e shpejtë. Dieta më e mirë e shpejtë për heqjen e dhjamit nga barku nuk mund të paramendohet pa ushtrime trupore.

Çdo ditë duhet të bëni ushtrime të barkut dhe ushtrime për dobësim të përgjithshëm. Shumë meshkuj kanë dhjam vetëm në bark, por pa bërë ushtrime për tërë trupin nuk do të vijë deri te heqja e dhjamit të barkut.

 

Shembull i menysë së kësaj diete

Kafjalli: një filxhan “muesli” me qumësht.

Zamra: bademe të thara, arra, lajthi deri në 50 g.

Dreka: Për drekë mund të hani mish sa të doni edhe atë mish peshku, mish pule pa asht, mish viçi, qengji, kurse mishin e derrit është më mirë ta evitoni. Po ashtu, duhet të evitoni edhe produktet e mishit të përpunuar. Lejohet një copë buke integrale, apo të thekur. Mishin mund ta përgatisni si të doni, por evitoni fërgimin e përditshëm.

Zamra: një mollë, një dardhë, një pjeshkë, një grusht dredhëza, mjedra. Bananet evitojini.

Darka: supë e kthjellët me perime, pa brumë, sardele apo tun të cilëve ua kulloni vajin, një copë buke integrale. Mundet edhe supë perimesh, pa brumë, një gotë jogurt, një copë buke integrale.

Për shkak të ushtrimeve trupore dhe ushqimeve të njëllojshme, duhet të merrni edhe tableta të vitaminave dhe mineraleve.

 

Këshilla shtesë

 

– Kurrë mos darkoni të paktën tri orë para se të bini në gjumë.

– Mos hani ëmbëlsira dhe ushqime grimcuese.

– Mos pini birra dhe pije të gazuara me sheqer.

– Mos hani bukë të bardhë.

 

Heqja e dhjamit nga barku mund të mos shkojë aq shpejt, sa do të donit ju, por nëse ushtroni me rregull dhe i përmbaheni kësaj diete, atëherë rezultatet nuk do të mungojnë.

8 Comments

  1. Kam nje problem shum te madh me uljen e dhjamit te barkur ushqehem vetem njeher ose 2 her max ne dite oraret qe ushqehem jane 12:00 dhe 19:00 gjume fle mbas ore 02:00 te mengjesit dhe zgjohem ne ore 06:30 se me duhet te shkoj ne pune ju lutem me ndimoni me ndonje diete dhe me disa menyra ushtrimore. Me rrespekt Herdi Mazaj

  2. aahahah palidhje

  3. Ju lutme qe me tregon une jam te majt dijet me uj .
    26.35gota ne dit I pi e ju lutm tregoni a majek vjami
    ne barkun qe e kam a mu jeket qe pe pi uji julutm spjegom

  4. Uji nuk e heq dhjamin por ben qe te hash me pak gjate dites

  5. A mundeni te me tregoni se si mund te dopesohem dhe me lehte nga arben Gashi

  6. me ngren vetem njee her en dit eddhee me pi kafe paa sheqer a mun me ndiku naj sen ajoo edhee ngaa nje her mee bo ushtrimee tee barkut tregoni ju lutem a ndiko ajo

Komento