Home » Këshilla të ndryshme » Dieta më e shpejtë në botë

Dieta më e shpejtë në botë

PARA KAFJALLIT

Fillojeni ditën me një gotë me ujë të ngrohtë me lëng limoni. Limonada do ta pastrojë organizmin dhe do të ndihmojë në shpërbërjen e dhjamit. Pini së paku tri gota me ujë gjatë një ore në mënyrë që ta lironi organizmin nga helmet. Duhet të pini së paku tri litra ujë në ditë.

KAFJALLI

Kurrë mos e kaloni kafjallin në mëngjes. Ai duhet të përbëhet nga një vezë e zier ose e fërguar. Mund të hani edhe drithëra me qumësht pa yndyrë. Hani një banane për kafjall ose ushqim me pemë, i cili përmban mollë, avokado ose pjepër.

DREKA

Për drekë duhet të keni një porcion të vogël ushqimi me sa më shumë proteina. Për shembull, mish të zier pule, peshk të pjekur, ose mish gjeldeti nga skara me një pjatë sallatë të freskët prej perimeve.

DARKA

Darka duhet të jetë sa më e lehtë që është e mundur, me ndonjë ushqim vegjetarian. Përgatiteni një supë duke zier karotë, lakër, panxhar, brokoli, domate dhe qepë. Mundeni gjithashtu që të piqni perime në furrë ose t’i fërgoni ato në sasi minimale të vajit të ullirit.

MES SHUJTAVE

Nëse keni uri mes shujtave, mund të pini lëng të freskët pemësh, hani kikirikë, biskota integrale ose kokoshka. Shmangni lëngjet e paketuara, pijet e gazuara dhe ushqimin e ëmbël.

Numri total i kalorive nuk guxon të kalojë 1.500 në nivel ditor.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress