Home » Këshilla të ndryshme » Dieta me fruta mali për trup vital dhe pa celulit

Dieta me fruta mali për trup vital dhe pa celulit

Ushqimi i bazuar në shumë pemë dhe perime ndihmon në luftën kundër celulitit.

Celuliti shfaqet si pasojë e “punës” së hormoneve, por edhe stilit të jetesës, si shprehitë në të ushqyer përderisa edhe konsumimi i duhanit ka ndikim të madh, i cili mund ta përkeqësojë dukjen e lëkurës suaj.

Lufta kundër “lëvores së portokallit” në lëkurë kërkon disiplinë: nuk ka rezultate të shpejta, e të gjithë tretmanët duhet të aplikohen për një kohë të gjatë. Kjo dietë bazohet në pemë dhe perime, sepse ato pastrojnë organizmin.

Banane, shalqi, pjepër, patate dhe domate sepse janë të pasura me kalium, derisa frutat e malit janë të pasura me bioflavonide që ndihmojnë në mikro-qarkullim. Duhet ta rrisni konsumimin e ujit brenda ditës (së paku 1,5 l).

Dita e parë:

Kafjalli: një filxhan kafe elbi, flluska me jogurt “light”.

Zamra: një gotë lëng portokalli.

Dreka: sallatë me mish pule të tymosur dhe speca, sallatë me domate dhe sallatë të gjelbër.

Zamra: fruta mali të lagura me lëng limoni.

Darka: gjoks pule (në vend të kripës filetë erëzoni me lëng limoni), brokol të zier me limon.

Dita e dytë

Kafjalli: një filxhan kafe elbi, keks integral, mjaltë.

Zamra: lëng të shtrydhur nga pemë agrume sezonale.

Dreka: sallatë me oriz, spinaq me limon.

Zamra: një banane.

Darka: “mocarela” apo djathë të ri lope, sallatë nga perime të gjelbra, ananas.

Dita e tretë

Kafjalli: një filxhan kafe elbi, flluska me jogurt “light”dhe keksë integral

Zamra: mjaltë

Dreka: supë të ftohtë, bukë integrale

Zamra: pjeshka apo pemë të tjera sezonale.

Darka: mish peshku të erëzuar me vaj ulliri dhe limon, bukë integrale, fruta mali.

Çfarë lejohet dhe çfarë ndalohet:

Ushqimi i sugjeruar: pemë dhe perime të freskëta, oriz integral dhe makarona, bukë integrale, kërpudha, mjaltë, mish peshku, mish i bardhë, drithëra integrale, jogurt dhe qumësht “light”.

Ushqimi që duhet shmangur: sallamet, mishi i kuq, gjellët e gatshme, ushqimet e grimcuara, majonezë, gjalpë, ushqimi i fërguar, keksë dhe ëmbëlsira.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress