Dieta me grejpfrut, anët positive dhe negative

Dieta me grejpfrut, anet positive dhe negative

Dieta me grejpfrut, anet positive dhe negativeTë hash grejpfrut është ide e mirë, por mund të mos jetë baza e duhur për një dietë të mirëfilltë. Mëso anët pozitive dhe negative që ka Dieta me Grejpfrut.

Dieta me Grejpfrut, që gjithashtu është quajtur Dieta Holliwood-it, gjëndet mes nesh që nga 1950. Ka shumë versione të kesaj diete për humbje peshe në mënyrë të shpejt, krejt duke u bazuar në të besuarit se enzimat që gjënden në grejpfrut mund të na ndihmojnë të djegim dhjamin kështu duke ofruar humbje peshe të shpejt. Një pohim tjeter është se dietëbërësit mund të humbin deri në 4.5kg (10 pound) brënda 12 ditëve nga Dieta me Grejpfrut.

Dieta Me Grejpfrut: Si Bëhet

Gjatë kësaj diete ju do të hani gjysmë grejpfruti (apo pini një gotë me lëng grejpfruti të shtrydhur) para mëngjesit, drekës dhe darkës. Dieta me Grejpfrut është plane me pak karbohidrate dhe e kufizuar në 800 kalori në ditë apo edhe më pak se aq.

Një dite tipike e Dietës me Grejpfrut mund të përfshij grejpfrut se bashku me:

Vezë dhe proshutë për mëngjes

Mish lope dhe sallat për drekë

Mish lope dhe sallat për darkë.

Dietbërësit gjithashtu mund të pinë një gotë me lëng domate apo qumësht të skremuar para se të flenë.

Kafeja dhe çaji lejohen gjatë kësaj dietë (Dieta me Grejpfrut). Dhe dietbërësit inkurarjohen të pijnë shumë ujë, të mos hanë mes vakteve (mëngjes deri drekë, drekë deri në darkë), të hanë deri sa të ngopen gjatë secilit vakt, të mos ushtrojnë gjërsa në dietë për shkak të kalorive të pakta që konsumojnë.

Dieta me Grejpfrut: Anët Pozitive

Profesionist të shëndetit tregojnë se dieta me grejpfrut ka disa anë pozitive.

Grejpfruti vertet mund të ndihmoj në humbje peshe. Nëse ka dicka speciale në grejfrupt që ndihmon të humbni peshë kjo është akoma e panjohur, por ka disa deshmi që tregojne se grejpfruit mund të jetë pjesë e mirë e një plani për humbje peshe. Një studim ka zbuluar se pas 12 javëve ata që konsumonin grejpfrut të freskët me një placebo pilule para ushqimeve (vaktëve) kishin humbur afersisht 1.6kg (3.5 pounds) që ishte dukshem me shumë se sa ata që merrnin vetëm placebo pilulen.

Shume nga ne kemi nevojë të hamë më shume fruta. “Nuk ka dyshim se grejpfruti është një ushqim i shëndetshem,” thotë eksperti dietave Andrea Giancoli, zedhënës i shoqates Amerikane Për Dietë. Shumica prej nesh nuk hamë mjaft fruta dhe ushqime bimore, kështu që të shtosh grejpfrut dietës suaj është e arsyeshme kur provon të humbesh peshë.

 

Dieta Me Grejpfrut: Anët Negative

Edhe pse grejpfruti mund të ndihmoj të humbesh peshë, Dieta me Grejpfrut si një plan ekstrem i humbjes së peshës ndoshta nuk është ideal për arsyet në vijim:

Mbivlerëson vleren e grejpfrutit. “Dieta me Grejpfrut niset nga ajo që kinse ka diçka magjike në grejpfrut,” thote Giancoli. Por nëse i shton çfarëdo lloj frutë dietës suaj dhe ndjek një plan të ushqyerit me pak kalori, jo prapë se prapë do të humbni peshë. “Nëse një person hanë më shumë fruta gjatë ditës, portokaj, molla, rrush apo grejpfrut, ata do të konsumojnë më pak kalori dhe njekohësisht të ndihen të ngopur.” thotë Katherine Tallmadge autore e librit Diet Simple: 192 Mental Tricks, Substitutions, Habits & Inspiration.

Humbja e peshës me gjitha gjasat është e përkohshme. “Nuk do të ndiqja një regjim (plan) që të bënë të ushqehësh në mënyre të çuditshme,” thotë Tallmadge. “Ndoshta arrin të humbësh 4.5 kg në dy javë, por do t’i fitosh ato menjëherë pas dietës.”

Proteinat me shumë yndyre janë burimi kryesor i energjisë tuaj. Dieta me Grejpfrut ndalon shumë nga ushqimet e shëndetshme dhe lejon ushqimet e pashëndetshme,” thotë Giancoli, i cili gjithashtu shton se mungesa e një strukture te kjo dietë mund të ju bëjë të hani shumë më shumë proshutë dhe mishrave tjera me shumë dhjamë – që disa njerëz përfundojnë duke shtuar peshë në vend se të humbin.

Dieta me Grejpfrut: Nderveprimet me Medikamente

Ekziston rrezik potencial i ndërveprimit me medikamente kur grejpfruti konsumohet në sasi të mëdha. Të  hash grejpfrut është treguar se rritet rreziku juaj i helmimit nga medikamentet dhe efektet anësore negative të shoqëruara me këto medikamente:

Statins

Medikamentet anti-aritmike

Supresantet e Sistemit të Imunitetit

Bllokues të kanaleve të kalciumit

Bisedo me mjekun për të zbuluar nëse je në rrezik të këtyre ndërveprimeve. Një diete nuk mund të quhet e mirë nëse e vë në rrezik shëndetin tuaj.

Burimi: infoalbania.org

Komento