Dieta me grejpfrut

Dieta me grejpfrut

Dieta me grejpfrut është dietë me kalori të ulëta, e cila është e bazuar në supozimin se grejpfruti përmbanë substancë “magjike” e cila kur konsumohet në organizëm sëbashku me proteinet sjell në djegien e yndyrnave dhe shkatkon humbje të peshës së trupit.

Kjo dietë për herë të parë është paraqitur në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar dhe ishte e njohur si dieta e Holivudit. Sot, disa njerëz e quajnë edhe si Mejo Klinik dietë, edhe pse dieta nuk ka asnjë lidhje me organizatën amerikane e cila e mban atë emër.

Plani i nrënies

Mëngjesi:

2 vezë (të ziera ose të skuqura)
2 copa të holla përshutë
kafe (pa sheqer dhe qumësht)
½ grejpfrut ose një gotë lëng nga grejpfruti

Dreka:

sallatë me mish
½ grejpfrut ose një gotë lëng nga grejpfruti

Mund të konsumoni çfarë do mishi dhe ti përgatitni ashtu si dëshironi. Hani deri sa të ngopeni

Darka:

perime të kuqe/gjelbërta ose sallatë me sasi të pakufizuar të peshkut ose mish
½ grejpfrut ose një gotë lëng nga grejpfruti

Para gjumit:

një gotë qumësht ose lëng nga domatet

ga perimet preferohet qepë e kuqe ose e gjelbërt, brokuli, karrota, marulla, lakër, spanaq dhe domate, kurse të anashkalohen celeri, patatet, qepa e bardhë, fasulja, bizelja dhe misri. Mund të konsumoni çfarë do mishi dhe peshk.
Për mishin dhe perimet mund të përdoret sasi e pakufizuar e puterit dhe mëlmesave, kurse mund ti zieni, pjekni ose skuqni.
Rregullat e dietës

gjatë kohës së drekës ose darkës mund të hani deri sa të ndjeni se jeni ngopur
mos pini më tepër se një kafe gjatë ditës
pini më tepër ujë, më së paku 2 litra gjatë ditës
çdo herë merrni sasinë e rekomanduar të grejpfrutit
mos anashkaloni asnjërin nga produktet që rekomandohen, e veçanërisht përshutën dhe sallatat
dieta zgjatë 12 ditë, nëse dëshironi që përsëri të filloni me të duhet të bëni më së paku 2 ditë pauzë

Anët pozitive të dietës

Dieta me grejpfrut është dietë me kalori të ulët dhe për këtë shkak për kohë të shkurtë humben shumë kilogram. Nuk duhet të numërohen kaloritë, e as ushqimi saktësisht në gram, andaj është shume e lehtë për humbje të peshës.

Grepjfruti është pemë e cila përmbanë shumë pak kalori, kurse është i pasur me vitaminë C.
Anët negative të dietës

Pesha e humbur përbëhet nga lëngje, e jo nga yndyrna. Zakonisht njerëzit i kthejnë kilogramët e humbur në periudhën pas mbarimit të dietës, dmth paraqitet jo-jo efekti.

Njerëzit që e mbajnë këtë dietë marrin 800-1000 kalori brenda ditës, që është nën kufirin minimal. Femrat duhet të konsumojnë minimum 1200 kalori gjatë ditës.

Dieta nuk rekomandon aktivitet fizik, kryesisht për shkak se konsumohen pak kalor dhe trupi nuk ka energji të mjaftueshme.
Rezultatet

Dieta me grejpfrut duhet të përcjellet 12 ditë. Gjatë asaj periudhe mund të humbasni deri më 5 kilogram.

Komento