Dieta me jogurt

Dieta me jogurt

Dieta me jogurtJu këshillojmë që këtë dietë të mos e praktikoni më gjatë tri ditë, për të mos e dëmtuar trupin tuaj me fibra dhe vitamina shtesë. Dietën mund ta përsërisni pas një kohe. Sugjerohet që çdo ditë të pini 2 litra jogurt, mund të hani pemë, por edhe mish

Dita e parë

Për kafjall hani jogurt pa yndyrë, me flluska sipas dëshirës tuaj. Për drekë në vaj ulliri piqni perime dhe përzieni me oriz. Pos kripës dhe piperit, mos i erëzoni ato. Për desert hani jogurt me pemë. Për darkë, para gjumit, hani sallatë me proshutë ose karotë, përzieni aty edhe jogurt pa yndyrë.

Dita e dytë

Për kafjall hani sallatë me tranguj të erëzuar me jogurt. Për drekë piqni gjeldeti në vaj ulliri, hani kërpudha, domate dhe spec, të përzier me jogurt. Për darkë përzieni fruta mali me jogurt.

Dita e tretë

Për kafjallin me jogurt përzieni djathë, mollë, pak kanellë dhe kripë. Për drekë hani mish skumbri me sallatë nga jogurti dhe trangujt. Darkoni 100 gr makarona, shtoni spec të prerë dhe vezë të zier dhe jogurt.

Komento