Dieta me ngjyrë të verdhë

Dieta me ngjyrë të verdhë

Dhe, natyrisht, përsëri bëhet fjalë për një dietë të shpejtë. Kjo është një dietë e njohur emri tjetër i së cilës është, dieta me ngjyrë të verdhë.

Përndryshe, sot dietat e shpejta janë shumë më të popullarizuara sesa dietat e tjera. Ato mundësojnë të humben disa kilogramë për një javë ose dy, ndërsa disa prej tyre janë : dieta me limonadë, dieta ekspres etj…

Dieta ‘Dielli’ – informata të përgjithshme

Kjo dietë nuk do të duhej të zgjasë më shumë se tetë ditë. Nëse u përmbaheni rregullave, mund të humbni edhe deri në katër kilogramë. Rregulli themelor i kësaj diete është që mund të përdorni vetëm produkte natyrore dhe atë me ngjyrë të verdhë! Ushqimet të cilat mund t’i konsumoni gjatë kësaj diete janë: agrumet, djathërat e fortë, kajsitë, pjeprat, bananet, kungujt, mollët e verdha, dardhat dhe ushqime të tjera me ngjyrë të verdhë. Gjatë një dite mund të konsumoni deri në 500 gramë të ushqimit të verdhë. Përveç kësaj duhet që këtë ta përshtatni me një kusht: shujta ditore duhet të përbëhet nga së paku katër ushqime të ndryshme dhe atë në mënyrë që të konsumohen në sasi të njëjta. Gjatë kësaj diete mund të pini ujë dhe lëngje të verdha, por duhet ditur që lëngu gjithashtu përfshihet në sasinë totale të ushqimit të ngrënë.

Vërejtje shtesë

Sikur edhe (gati) secila dietë edhe kjo do të jetë shumë më efikase në kombinim me ushtrime, sepse aktiviteti fizik jo vetëm që zvogëlon peshën, por gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e vëllimit të trupit, gjë që është prioritet për njerëzit të cilët janë në dietë. Një ecje e shpejtë në ditë në kohëzgjatje prej gjysmë ore është e mjaftueshme. Kjo dietë nuk u rekomandohet shtatzënave dhe njerëzve të cilët kanë sëmundje kronike.

Komento